Futboll Premier League Sport

RRËFEN EMOCIONET PËR PRANINË E TIFOZËVE NË “ANFIELD”/ Klopp: Zhurma që bënin, po dridhesha… (VIDEO)

Pas fitores 4-0 ndaj Wolves, Jurgen Klop nuk u lumturua vetëm për këtë sukses të skuadrës së tij, por edhe për tifozët që u rikthyen në stadiume.

Duket se tekniku i Liverpoolit e ka përjetuar me emocion praninë e tifozëve pas disa kohësh në “Anfiel Road”.

“A nuk ishte kjo nata perfekte? Imagjino nëse 10 muaj më parë dikush do të na thoshte se do të luajmë një ndeshje në shtëpi me vetëm 2000 tifozë. Të gjithë do të thonim sa keq, një krizë e vërtetë! Këtë ndeshje e shijova shumë. Përpara se të hynim në dhomat e zhveshjes po dridhesha dhe thashë ‘Oh Zot!’. Ishte më e bukur se çfarë parashikova. Zhurma që tifozët bënin, të cilët ishin në këmbë për 90 minuta. Ishte një ndjesi që e kishim pritur me kohë”, u shpreh Jurgen Klop.

Related posts

Arsenal, Wenger pranon gabimin që i kushtoi 70 milionë euro

Q.Autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ ​Zidane po shqyrton ofertën e Manchester Unitedit

Isa.Autor

YLLI I KOMBËTARES TITULLAR TEK ATALANTA/ Gjimshiti: Zviceranët u mërziten kur zgjodha Shqipërinë, kam dhe pasaportë serbe

Isa.Autor

Leave a Comment