Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME PËR INTER/ 108 gola në vitin 2020, më shumë kushdo tjetër në Serie A

Primati në renditjen e Krishtlindjeve u zhduk në sekondën e fundit të Milan-Lazio, por askush nuk shënoi aq shumë gola sa Interi në vitin 2020. Një përgjigje e mirë ndaj atyre që akuzojnë Conten si trajner për vetëm muskuj dhe mbrojtje. Me 108 gola në të gjitha garat (51 ndeshje, një mesatare prej 2.11 për ndeshje), zikaltrit janë të parët në Itali. Ata barazuan rekordet e tyre të viteve 1961 dhe 2007, përpara kushërinjve të tyre kuqezinj (106 gola, por me tri ndeshje më pak, pra një mesatare pak më e mirë). Detajet thonë se 79 gola të zikaltërve janë shënuar në kampionat, 15 në “Europa League”, 7 në Champions-in e trishtuar dhe po aq në Kupën e Italisë.

Duke analizuar golat, dalin disa indikacione interesante. Para së gjithash, momentet e ndeshjeve, në të cilat ata shënohen. Fuqia e Interit del nga thellësia, aq sa pothuajse gjysma e golave ​​(48) shënohen në gjysmëorën e fundit. Një qasje (14 gola në 15 minutat e para, 13 nga 16 gola në 30 minutat e para), e cila nuk është për t’u habitur në katër fitoret e fundit kundër Cagliari, Napoli, Spezia dhe Verona, që dolën në dritë në pjesën e dytë të ndeshjes. Duke hequr 3 autogolët në favor dhe 25 me kokë, 40 gola erdhën nga e djathta dhe 40 nga e majta.

Lideri zikaltër, Romelu Lukaku, e tha fjalën e tij më me forcë. Belgu ka shënuar 35 gola në vitin kalendarik 2020, në fakt sa një e treta e totalit të krejt skuadrës. Pas tij vjen partneri, Lautaro Martinez. Më befasues është golashënuesi i tretë zikaltër, Danilo D’Ambrosio, i cili luan si mbrojtës në rol.

Falë efektit të stadiumeve bosh, Interi nuk bën pothuajse asnjë ndryshim midis golave ​​në shtëpi (50) dhe golave ​​jashtë (47, ndërsa 11 u realizuan në “Europa League”). Pak gola nga jashtë zonës (13), 17 nga këndi, 5 nga goditjet e tërthorta, 9 nga penalltia dhe 77 nga loja. Sa iu takon asisteve, në epërsi është Alexis Sanchez me 10 të tillë (sa dyfishi i golave), i ndjekur nga “shtatë mushkëritë” e Barella (9), Lautaro (8), Young dhe Brozovic (7) dhe Lukaku i zakonshëm (5).

Nëse në Itali, në vendin e tretë është Atalanta (103 gola në 44 ndeshje), pastaj Juve me 97 gola (47 ndeshje) dhe Roma me 93 gola (46 ndeshje), rekordi midis pesë ligave më të mira në Europë shkon te Bayerni i “tripletës”. Të nxitur nga super Lewandowski, bavarezët e mbyllin vitin 2020 me 149 gola në 48 ndeshje. Pas tyre vjen PSG me 122 gola në 46 ndeshje dhe Manchester United me 115 gola në 54 ndeshje.

Related posts

SHPËRTHEN NEYMAR/ Merr të kuq dhe përleshet në tunel me kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Përplasja ‘horror’ me portierin e Valencias, Diego Godin humbet disa dhëmbë

Q.Autor

DËMTIMI I RËNDË/ Sulmuesi anglez nuk rinovon, do largohet nga Arsenali

Isa.Autor

Leave a Comment