Futboll Seria A Sport

SULMON “BOMBERIN” LUKAKU/ Cassano: Ai kurrë nuk mund të jetë një kampion i rafinuar

Takimi i zakonshëm me “Bobo TV” është rikthyer. Në qendër të debatit midis Vieri, Cassano, Ventola dhe Adani ishte Romelu Lukaku. Sulmuesi i Interit, pasi shënoi 34 gola në vitin e tij të parë në Itali, e filloi shkëlqyeshëm edhe këtë sezon, duke shënuar 12 gola në 13 ndeshje të Serisë A dhe Champions. “Fantantonio”, sidoqoftë, thekson: 

“Firmino është më i fortë se Lukaku dhe 26 vjeç. Për të mos përmendur Aguero. Lukaku është dru nga këmbët. Ai është një kafshë fizike, por e keqtrajton topin. Ai kurrë nuk mund të jetë një kampion i rafinuar. Nëse ul fizikun e tij, nuk mund të luajë më. Në fakt, në Angli vuajti edhe fizikisht”.

Related posts

“DUAM TA RIFILLOJMË UDHËTIMIN…”/ Calhanoglu: Jemi shumë të karikuar. Scaroni: Ja çfarë pres nga sezoni i ri

Delo.autor

INTERI FUTET FUQISHËM NË MERKATO/ Ja emrat cilësorë që mund të afrohen në verë

Delo.autor

De Buryne kërcënon Francën: “Dua të jem Kampion Bote!”

Sadik.Autor

Leave a Comment