Futboll La Liga Sport

“ËSHTË NJË PUNË E VËSHTIRË, E NDËRLIKUAR”/ Zidane nxehet nga fjalët e Koeman: Po, ato më shqetësojnë

Zidane u shfaq para mediave në “Valdebebas”, ku foli për duelin e nesërm me Granada, por edhe emra të veçantë si Modric, Isco, Hazard dhe Asensio.

Problemet kur rivalët mbyllen prapa – “Kur rivalët tërhiqen më shumë, është më e komplikuar, por jo vetëm për Real Madridin, për të gjithë. Duhet të jesh i durueshëm kur skuadrat mbyllen prapa. Nuk jam shumë i bindur se Granada do ta bëjë këtë, por në çdo rast do të jetë e nevojshme të gjejmë zgjidhje”.

Performanca e Asensio dhe zëvendësimet e tij – “E rëndësishme është që gjithmonë i besoj atij. Kjo nuk do të ndryshojë. Asensio ka talent, është për të tashmen dhe për të ardhmen. Ekipi po luan mirë, me të dhe me të gjithë. Në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur shumë, por duhet të vazhdojë të punojë fort dhe të kontribuojë me atë që di”.

Isco – “Është më mirë nga dëmtimi. Unë e shoh më mirë, gjithmonë duke parë përpara. Ai është një lojtar i veçantë, si gjithë të tjerët. Nuk është e lehtë për ata që luajnë më pak. Jam shumë i lumtur me të gjithë ekipin, me të gjithë, duhet të vazhdojmë në këtë linjë”.

Merkato – “Le t’i mbajmë paratë për diçka tjetër. Situata është e komplikuar, kështu që nuk do të kërkojmë asgjë”.

Roli i Benzema – “Po, nëse më pyesni, është momenti i tij më i mirë. Ai mund të vazhdojë të bëjë edhe më mirë. Kjo është ajo që të gjithë dëshirojmë për njëri-tjetrin”.

Derbi për La Liga-n – “Ne e dimë vështirësinë e kësaj lige. Nëse pyesni Atlético Madrid, ata do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Ka shumë ekipe që mund të luftojnë për titullin, kjo është bukuria e kësaj gare. Nuk ka ndeshje të lehtë, është kompeticion shumë i komplikuar. Ne do të kemi shumë ekipe rivale në garën për ta fituar kampionatin”.

Arbitrat dhe penalltia e padhënë kundër Ramos – “Është e vërtetë që flitet shumë, kur ka një episod të diskutueshëm në lojërat tona. Sidoqoftë, unë nuk i kushtoj vëmendje kësaj. Është pak e lodhshme t’i përgjigjesh kësaj çështjeje. E vërtetë është se na intereson vetëm ndeshja e nesërme”.

Situata e Hazard – “Emocionalisht, për të nuk ka qenë e lehtë deri më tani, por e shoh më mirë. Po stërvitet shumë mirë, me ne, rregullisht. Duhet t’i bëjmë gjërat me durim, pak nga pak. Ai është i lumtur dhe emocionalisht më mirë, kjo duket gjëja më e rëndësishme për të si lojtar”.

Kthimi i Casillas – “Ne e dimë çfarë njeriu është, atë që ka bërë, atë që është për Real Madridin. E konsideroj lajm të mirë që ai kthehet në klubin e zemrës së tij, për të punuar dhe kontribuar me ato që di. Unë jam i lumtur për të, edhe klubi”.

Rotacionet – “Ju më bëni të qesh. Nëse bëj rotacione, pyseni pse i bëre; nëse nuk i bëj, pyesni pse jo. Unë do të mbështetem te të gjithë. Është e vërtetë që kohët e fundit ekipi ka luajtur shumë mirë, kemi bërë më pak rotacione, por lojtarët janë të përgatitur, po stërviten mjaft mirë. Ne do të kemi shumë ndeshje deri në fund të sezonit. Do t’iu vijë radha të gjithëve, do të duhet të përfshihen. Dhe kjo është ajo që po bëjmë”.

Superliga Europiane – “Ka shumë ndeshje, por ne do të luajmë ato që duhet të luajmë. Klubi gjithmonë ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe kjo do të vazhdojë. Ne duhet të jemi të përgatitur për të luajtur ndeshjet që duhet të luajmë”.

Fjalët e Koeman për penalltinë e mundshme ndaj Ramos, kundër Eibar – “Kjo më shqetëson, sepse unë kurrë nuk ngatërrohem me gjyqtarët. Ata janë pjesë e lojës, gjithashtu kritikohen si lojtarët dhe ne të tjerët. Kështu do të jetë gjithmonë. Është një punë e vështirë, e ndërlikuar. Nuk dua të merrem me fjalët e Koeman. Nesër kemi një lojë shumë të rëndësishme dhe vetëm mendojmë për këtë”.

Modric – “Nuk është stërvitur. Ne presim që të jetë shqetësim i vogël, por nuk do të rrezikojmë”.

Related posts

VOLEJBOLL/ Derbi Partizani-Tirana në finalen e Kupës së Federatës për femra

Delo.autor

ZIDANE “ZHVIRGJËROHET” NGA PEP GUARDIOLA/ Eliminimi i parë në Champions si trajner

Delo.autor

MOMENTE FRIKE NË ITALI/ Lojtari bie pa ndjenja në fushën e blertë. Shokët e ekipit i shpëtojnë jetën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment