Futboll Seria A Sport

TITULLI ËSHTË I DETYRUESHËM PËR INTER? Conte: Ne të gjithë fillojmë me ambicien për të…

Alexis Sanchez nuk do të jetë kundër Napolit. Kjo u njoftua nga Antonio Conte gjatë konferencës për shtyp, që trajneri zikaltër mbajti online para ndeshjes kundër bluve të Gattuso.

Conte, çfarë ndeshjeje ju pret kundër Napolit?
Është një ndeshje mes dy ekipeve që duhet të kenë ambicie për të qenë protagonistë deri në fund. Napoli në të kaluarën e afërt ishte antagonist i Juventusit në kampionat, përveç vitit të kaluar, kur ne zumë vendin e tij. Bëhet fjalë për dy skuadra që duhet të luftojnë deri në fund.

Çfarë mund të thotë kjo përballje me Napolin për Interin?
Është një sfidë kërkuese ndaj një ekipi që ka të njëjtat ambicie si tonat. Do të jetë një stimul. Rezultati do të jetë një parametër mbi të cilin do të bëjmë vlerësime të caktuara.

Disa fitore ishin të mjaftueshme për ta rikthyer Interin favorit për titull, të paktën duke dëgjuar gjykime të caktuara. A është një barrë apo stimul për ju dhe grupin?
Unë mendoj se duhet të punojmë dhe të gjejmë një ekuilibër. Kjo bëhet e vështirë nëse ndjekim konsideratat e të tjerëve. Ne duhet të punojmë, nëse duam të jemi protagonistë. Këshilla ime është e qartë: mos u entuziasmoni kur arrin fitorja dhe mos u depresiononi kur ka një humbje.

Interi ka sulmin më të mirë në kampionat dhe Napoli i dyti. A duhet të shënoni shumë për të qëndruar në krye këtë sezon?
Një skuadër duhet të gjejë gjithmonë ekuilibrin e saj si në fazat mbrojtëse, ashtu edhe në ato sulmuese. Nëse ke ekuilibër, ke më shumë shanse për të qenë protagonist. Interi është një ekip që sezonin e kaluar dhe në aktualin po shënon shumë. Në fillim të këtij kampionati kemi pësuar disa gola, por jemi duke u përmirësuar.

Si janë lojtarët me probleme lëndimesh?
Sanchez doli të dielën me problem në “adductor”, dhe do të jetë e vështirë të rikuperohet për Napolin. Vidal kishte një tërheqje të shkallës së parë në kofshë, është në fazë rikuperimi, por mendoj se përpjekja për të luajtur do të ishte me rrezik. Ne do të bëjmë disa vlerësime për Hakimin sot dhe të shohim, por nga të tre, është ai që ka më shumë gjasa.

Duke parë renditjen, ka një distancim midis ekipeve të kreut dhe të tjerëve. Në garën për kampionat, përplasjet kokë më kokë mund të peshojnë më shumë se në të kaluarën…
Ne të gjithë jemi dakord që ka më shumë ekuilibër, ose të paktën ka për momentin. Ndeshjet kokë më kokë janë shumë të rëndësishme për klasifikimin dhe nga pikëpamja mendore. Çdo ndeshje, madje edhe kundër ekipeve që luftojnë për një vend në kupë, është ende e vështirë dhe duhet djersitur. Për këtë arsye shoh ekuilibër dhe pikët janë të rëndësishme me të gjithë. Fitimi i ndeshjeve kokë më kokë ju jep më shumë siguri dhe ju ndihmon të ndiheni më të fortë.

A është problem për ju ose ekipin tuaj të keni detyrimin për të fituar titullin?
Nëse dëgjoj të flas për pothuajse detyrim, kjo më bën të qesh, sidomos duke ditur se ka një ekip në Itali, që e fiton prej 9 vitesh radhazi. Ne të gjithë fillojmë me ambicien për të qenë protagonist. Të paktën nga ana ime është gjithmonë synimi për të provuar të fitoj, por duke thënë se, vetëm një fiton në fund.

A nuk mendoni se disa nga deklaratat tuaja në të kaluarën dhe kohët e fundit kanë krijuar negativitet rreth Interit?
Unë jam duke u mësuar të mendoj se çdo gjë që bëj ose them është parë gjithmonë në një mënyrë negative. Gjatë këtij viti isha i qetë në konferenca dhe u fajësova se nuk isha më vetja, se kisha hequr dorë. Tani ju po më thoni të kundërtën. gjeni një rrugë të mesme.

Related posts

PREZANTOHET TEK JUVENTUS U-23/ Pirlo: Këtu mund të bëj ëndrrat realitet!

Delo.autor

HISTORIKE/ Gjimnasti Matvei Petrov shpall Shqipërinë kampione Europe

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Van Dijk, Salah tregon klasin dhe ndëshkon Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment