Futboll Premier League Sport

TRADHTI TEK MANCHESTER CITY-T PËR DE BRUYNE/ “Shpërthejnë” tifozët: Është një gjarpër

Strategji, miqësi, rivalitet dhe tradhti. The Best FIFA është edhe kjo, sepse në krahasim me Topin e Artë ka disa gjëra shtesë. Një nga këto është vota e futbollistëve dhe trajnerëve, të përfaqësuar nga kapitenët dhe teknikët e kombëtareve.

Në pjesën më të madhe të rasteve, zgjedhja është koherente me parimin e besnikërisë  ndaj klubit ose kombëtares, siç kanë treguar zgjedhjet e Van Dijk, që ka votuar vetëm futbollistët e Liverpool-it, Chiellini-t, që ka votuar të parin shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo, ose ato të shumë trajnerëve të kombëtareve, që kanë votuar në vendin e parë lojtarët e përfaqësueseve të tyre.

Por tradhtitë nuk kanë munguar dhe një nga këto ka tërbuar tifozët e Manchester City-t.

Kevin de Bruyne, në fakt, është injoruar nga Riyad Mahrez, shoku i tij i ekipit te City dhe kapiteni i Alegjerisë, që ka votuar në vendin e parë Lewandowski-n, në të dytin Sadio Mane dhe ka lënë në të tretin belgun, sipas Sportbible.

Siç mund të imagjinohej, tifozët e Qytetarëve nuk e kanë marrë shumë mirë zgjedhjen e Mahrez për të zgjedhur yllin e rivalëve të Liverpool-it para De Bruyne.

Dikush i ka folur direkt belgut dhe i ka dhënë një këshillë: “Mos ia paso më topin!”. Dhe ka nga ata që i kanë sugjeruar të marrë shembull nga një rivali i madh. “Nëse do ta kishte parë si ka votuar Van Dijk, ndoshta do të kishte mësuar diçka”. Një tjetër ka qenë më i ashpër, duke shkruar: “Ai është një gjarpër!”.

Tani mbetet për të parë sesi do të ketë marrë mesfushori belg. Dhe nëse hakmarrja e tij do të vijë në fushë!

Related posts

​Formacionet zyrtare: Cardiff – Manchester City

Q.Autor

PARA DHE LUKS/ Zbuloni koleksionin “e frikshëm” me makina të Zahas (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKA VRASTARE/ Tirana skuadra më e dobët në fushën e saj

Delo.autor

Leave a Comment