Futboll Kategoria Superiore Sport

TRONDITET KUKËSI/ Skënder Gega jep dorëheqjen pas humbjes ndaj Partizanit

Tronditet Kukësi! Humbja ndaj Partizanit me rezultatin 4-1 ka rezultuar fatale për trajnerin Skënder Gega, i cili ka komunikuar dorëheqjen pas sfidës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare.

Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.

Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.

JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit. Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shimë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit. Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm. Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese. Me respekt S. Gega

Related posts

ITALI-ANGLI/ Ceremonia e mbylljes së “EURO 2020”, shikoni spektaklin e përgatitur në “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Crouch: Marcelo ishte i vetmi futbollist që doja ta rrihja pas asaj që bëri tek Real-Tottenham

Delo.autor

HAPËN “THESIN”/ Njihuni me 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato

F.autor

Leave a Comment