Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME GOLEADË NDAJ CRYSTAL PALACE/ Trajneri Klopp: Kjo nuk mund të ndodhë çdo ditë

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka qenë shumë i kënaqur me lojtarët e tij pas fitores së thellë kundër Crystal Palace.

Të Kuqtë kanë shënuar shtatë gola, me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino që kanë shënuar nga dy secili.

“Ka qenë një punë e madhe. Finalizimi ynë në pjesën e parë ka qenë i jashtëzakonshëm. E kemi kontrolluar ndeshjen dhe kemi shënuar gola të mrekullueshëm”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Djemtë janë në gjendje për ndeshje të tilla, por nuk ndodh çdo javë, Kjo është bnjë periudhë intensive, djemtë duhet të jenë shumë krenarë”.

Në lidhje me zemërimin e Mane pas zëvendësimit: “Nuk ishte i zemëruar sepse u zëvendësua me Salah, ndoshta sepse nuk qëndroi deri pas goditjes së dënimit. Nuk mund të bësh gjithçka, ata janë qenie njerëzore, por gjithçka është në rrëgull”.

“Krishtlindja do të jetë e bukur, por sezoni nuk ka mbaruar, na presin edhe disa ndeshje, por do të jemi gati”, ka thënë gjermani.

Related posts

SUPERSFIDA NË CHAMPIONS/ Skriniar “kërcënon” Harry Kane: Ja si do ta ndal

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi 1-0, përfundon pjesa e parë. Raste shënimi dhe kontestime për gjykimin

Delo.autor

107 milion lekë mbajnë Tiranën larg Superiores

Sadik.Autor

Leave a Comment