Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN TURK/ Rroca i papërmbajtshëm, ish-mesfushori i Kukësit realizon dopietë për 7 minuta (VIDEO)

Eduart Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku luan për skuadrën e Istanbulspor në kategorinë e parë.

Ish-mesfushori i Kukësit, ka rrëmbyer skenën ditën e sotme, teksa ka shënuar dopietë golash në harkun kohor të vetëm 7 minutave.

Shqiptari ka shënuar golin e avantazhit ndaj Bursasporit në minutën e 5’ ku pas një harkimi nga e djathta tundi rrjetën me një goditje vrastare me kokë brenda zonës, që do ta kishte zili edhe një sulmues tipik. Gjithsesi Rroca nuk u mjaftua me kaq teksa shënoi edhe të dytin në minutën e 12’, me një predhë të vërtetë nga jashtës.

Ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit, duket se është përshtatur shumë mirë, teksa që nga kalimi i tij te Istanbulspori ka shënuar plot 5 gola, teksa ka dhënë edhe disa asiste.

Related posts

Gennaro Gattuso: Pa VAR-in, ndoshta s’do të kishim fituar

Q.Autor

LIVE/ Tirana-Kukësi, Nis pjesa e dytë pa asnjë ndërrim

Delo.autor

“COPA AMERICA”/ Brazili publikon listën e lojtarëve, mungojnë shumë yje

Delo.autor

Leave a Comment