Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Pritet një ndeshje spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Partizanin ditën e sotme, në kryendeshjen e javës e cila do të luhet duke filluar nga ora 16:45.

Shkodranët i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit deri tani, teksa kryesojnë kampionatin dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Megjithatë nga ana tjetër Partizani i Ilir Dajës ka treguar gjithashtu se është në një formë shumë të mirë dhe gjithashtu do të kërkojë të marrë fitoren.

Pritet një ndeshje spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që njihen edhe për lojën e hapur që bëjnë. Në total të dyja skuadra kanë luajtur 158 ndeshje, ku Vllaznia ka fituar 46 herë, Partizani 72 herë dhe 40 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Kote, Mala, Cara, Solomon, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

“LUFTA E SHQIPTARIT KA BURRËRI, NUK MERREMI ME…”/ “Capital Crew” ndez atmosferën para ndeshjes me Crvena Zvezda (FOTO)

Delo.autor

MBI TË ARDHMEN E YLLIT BRAZILIAN/ Graber shtang Nyemar-in dhe i shuan ëndrrën: Nuk të duam

Delo.autor

Stres nga fansat, Mesi: Ja tmerri im më i madh!

Sadik.Autor

Leave a Comment