Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Dovedan: Me këtë mendoj se do ngrihemi psikologjikisht dhe…

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan është shfaqur i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Kastriotit, duke thënë se kishte dy muaj që e priste. Për “Gol pas Goli”, trajneri i ballshiotëve është shprehur se skuadra e tij vazhdon të penalizohet nga arbitrat, duke iu referuar rastit të Ndrecës në pjesën e parë.

“Normale që jam i kënaqur pasi këtë fitore po prisnim, kishim dy muaj. Kam bërë një gabim që kam thënë se nuk ka lojtarë që shënojnë. Pretendimi për penallti ndaj Ndrecës? Unë mendoj se është penallti. Për ne kjo që ndodhi sot, na ndodh çdo ndeshje. Kjo nuk është e mirë për futbollin shqiptar. Në këtë mënyrë kemi humbur 7 pikë. Nuk e di pse na bëhet kjo. Kemi humbur 7 pikë për penallti që kanë qenë 100%.

Me fat që nuk u shkarkuat pas 2 muajve pa humbje? Gjëja e parë është gjendja psikologjike e skuadrës. Ajo mund të ngrihet vetëm nëpërmjet fitoreve. Me këtë fitore ditën e sotme mendoj se do ngrihemi psikologjikisht dhe do vijnë rezultatet të tjera.”, u shpreh Dovedan.

Related posts

REALIZOI 4 GOLA NË 32 MINUTA/ Ja përgjigja epike e talentit Haaland pas fitores ndaj Hertha Berlin…

Delo.autor

ETO’O I BEFASON TË GJITHË ME EKIPIN E RI/ Rikthehet në spanjë dhe firmos me klubin…

Delo.autor

EURO 2024/ Spanja pret biletën për në gjysmëfinalen e Europianit, Gjermania “shembet” pas 120 minutash lojë

F.autor

Leave a Comment