Futboll I pakategorizuar Premier League Sport

XHAKA PRANË LARGIMIT NGA ARSENAL/ Mesfushori shqiptar drejt kalimit në Serie A tek klubi i madh…

Granit Xhaka mund të largohet në merkaton e janarit nga Arsenali dhe e ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin italian.

Sipas asaj që raporton “Eurosport”, mesfushori shqiptar nuk po arrin të tregojë më të mirën nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta. Në këtë situatë, te Arsenali kanë filluar të mendojnë për largimin e Xhakës, për të cilin e kanë marrë vendimin dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për të në merkaton e janarit.

E ardhmja e 28-vjeçarit mund të jetë në Itali, aty ku prej kohësh është folur për në interesim të Interit, pasi Konte e shikon si lojtarin ideal për skemat e tij, duke ditur që edhe Eriksen pritet të ndryshojë skuadër në janar dhe një shkëmbim mes dy lojtarëve është i mundshëm.

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Manchester City mposht Swansea-n dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Cristiano Ronaldo i bashkohet Kombëtares Portugeze dhe shpreson kurorzimin në Rusi

Sadik.Autor

PREKËSE/ Përkushtimi përtej dhimbjes, arbitri fishkëllen dhe SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment