Futboll La Liga Sport

“LEWANDOWSKI E MERITONTE ÇMIMIN “THE BEST FIFA”/ Mesfushori Kroos: Messi nuk duhej përfshirë as në top-3 sepse…

Toni Kroos (30 vjeç) e ka kthyer “podkastin” që ndan me vëllain e tij, Felix, në një burim të pashtershëm anekdotash. Ai e përdor atë rregullisht për të analizuar të tashmen, për të kujtuar të kaluarën, por edhe dhënë mendimin personal për çështje të ndryshme. Me këtë rast, çmimet “The Best FIFA” zunë pjesën më të madhe të diskutimeve. Vëllai i tij mbrojti Lewandowski si një fitues i ndershëm dhe vuri në dukje se Messi nuk duhej të ishte përfshirë fare në mesin e tre finalistëve: “Lewandowski absolutisht e meriton atë. Por, për mua, Messi nuk duhej përfshirë as në top-3, sepse mendoj se nuk bëri mirë këtë vit”.

Nga ana e tij, mesfushori madrilen u ankua për pak kujtesë që ekziston në futboll, një fakt që nuk lejon që dikush t’i shijojë sukseset 100 për qind, pasi gjithçka harrohet kur mbërrijnë humbjet. Këto janë deklaratat e Toni Kroos .

Kujtesa në futbollin e sotëm – “Ju fitoni Ligën e Kampionëve; një, dy, tri herë radhazi, dhe katër javë më vonë humbni ndeshjen e parë miqësore, ndeshjen e parë të provës. Dhe erërat e mu*it fillojnë përsëri. Do të doja që arritjet e një sezoni të mos harroheshin sa hap e mbyll sytë. Definitivisht, mungesa e kujtesës është një disavantazh në futboll”.

Befasi për të parë Klopp përpara Flick – “Sigurisht, të dy janë trajnerë të shkëlqyeshëm, bazuar në sukseset e arritura. Klopp, gjithashtu ka pasur një vit të mahnitshëm. Ai mund të shihet në të dyja sezonet e fundit. Në fund të fundit, Gjermania mund të krenohet me to”.

Sezoni i Flick te Bayerni – “Hansi Flick është një nga personazhet e vitit 2020. Ai jo vetëm që e bëri ekipin e tij fitues të trefishtë, por rrallë ka shënuar më pak se katër gola për ndeshje”.

Marrëdhënia me Flick – “Unë kisha vetëm një problem me të, në ekipin kombëtar (ishte ndihmësi i Joachim Löw). Ndodhi kur më zgjoi disa herë në Kupën e Botës 2014 për të ngrënë mëngjesin, sepse më pëlqente flija pak më gjatë”.

Related posts

ZYRTARE/ Skuadra e Bundesligës shkarkon teknikun gjerman, rikthen pas 18 viteve ish-trajnerin…

Delo.autor

U KONFIRMUAN ME COVID/ Tre lojtarët e Partizanit gjakosin Deian Boldor: I shkojnë poshtë pallatit dhe e rrahin në sy të motrës (DETAJE)

Delo.autor

4 MUAJ PA PENALLTI/ Pepe Reina: Ja çfarë i thashë arbitrit…

F.autor

Leave a Comment