Futboll La Liga Sport

MERRET VENDIMI/ Zbuloi fanellën e Maradonës gjatë homazhit për të, Spanja gjobit “Jashtëtokësorin”

Komiteti i Konkurrencës në La Liga ka vendosur këtë të mërkurë të shqyrtojë kartonin që Mateu Lahoz i tregoi Leo Messit, pas nderimit të tij për Maradonën. Kësisoji, sulmuesi argjentinas është gjobitur me 600 euro dhe paralajmëruar për shkeljen e nenit 91 të Kodit Disiplinor. Kujtojmë që ky është një sanksion i butë, pasi mund të arrijë deri në 3.000 euro gjobë. Barcelona është gjobitur gjithashtu me 350 euro, në bazë të nenit 52 të Kodit Disiplinor. Në këtë mënyrë, mbetet edhe sanksioni teknik, domethënë kartoni i verdhë për Leo Messi.

Pritet që Barcelona ta apelojë sanksionimin e Komitetit të Konkurrencës përpara Apelit, pas precedentëve për raste të ngjashme, në të cilat Konkurrenca i sanksionoi lojtarët, por më pas Apeli i fali ata. Kujtojmë rastet e Callejón apo Cristiano Ronaldo, ndër të tjera.

Vetë arbitri i ndeshjes, i cili nuk kishte zgjedhje tjetër veçse t’i tregonte argjentinasit kartonin, gjithashtu ka shkruar në procesverbalin e ndeshjes. “Në minutën e 73-të, lojtari (10) Lionel Messi, u ndëshkua nga arsyeja vijuese: Për heqjen e fanellës së tij, pasi shënoi një gol, duke treguar një fanellë të re të ekipit Newell’s Old Boys, nga sezoni 93/94, me numrin 10 në pjesën e pasme”, – shkroi Mateu Lahoz në lidhje me këtë veprim.

Related posts

POCHETTINO DREJT LARGIMIT NGA TOTTENHAM/ Trajneri dëshiron kalimin tek një tjetër ekip anglez…

Delo.autor

FITORJA E BARCELONËS NË FINALEN E “COPA DEL PEY”/ Laporta: Jam i bindur që Messi dëshiron të qëndrojë…

Delo.autor

Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

Isa.Autor

Leave a Comment