Futboll Sport

ZYRTARE/ Balotelli zbarkon tek klubi i Berlusconit në Serinë B, ai do të mbajë fanellën me numër…

Mario Baloteli ka firmosur kontratën e tij deri në përfundimin e këtij sezoni me skuadrën e Monzës. Siç ndodh gjithmonë për çdo futbollist të ardhur me një klub të ri për t’u prezantuar përpara gazetarëve, për “Supermarion” nuk do të ketë një konferencë për shtyp si lojtari më i ri i Monzas, e cila militon në Serinë B italiane.

Ishte vetë sulmuesi italian që ka shprehur këtë dëshirë duke thënë se do dojë që fusha e blertë të flasë për të. Mario Baloteli nisi aventurën e re tek Monza e president Berluskoni dhe Administratorit të Deleguar, Adriano Galiani ku kanë bashkëpunuar së bashku edhe tek Milani.

Baloteli ka zgjedhur numrin e tij të preferuar, ku është aktivizuar me çdo skuadër në karrierë, atë numër “45”. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën e tij nga i cili do të përfitojë 400.000 euro plus bonueset deri në përfundimin e sezonit.

Nesër “Supermario” do të shkojë të stërvitet për herë të parë me skuadrën e tij të re, në fillim pritet stërvitja individuale për të rigjetur formën, pasi ndeshja e tij e fundit daton më 9 mars përpara se të prishte çdo marrëdhënie me ish-klubin e tij Breshian.

Related posts

ATLETICO-REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishojnë shifrat, shënon Ramos

Delo.autor

FORCA E BOMBERIT BELG/ 150 gola në moshën 27-vjeçare, Lukaku mes goleadorëve elitarë

Delo.autor

Befason sulmuesi i Barcelonës/ Nënshkruan në Premier League me Watford

Sadik.Autor

Leave a Comment