Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Cutrone: Shpresoj që Milani dhe “zikaltërit” të mos zhvendosen

Sulmuesi i Milan-it, Patrick Cutrone, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane, në të cilën ka folur për fillimet e karrierës së tij dhe për rrezikun e madh që ka kaluar për shkak të një infeksioni që e ka detyruar të operohet.

PRAPASKENA – “Në moshën 14 vjeç kam pësuar një çarje poshtë sqetullës kur po kaloja një gardh për të marrë topin. Kam vazhduar të luaj sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por një muaj më vonë plaga është infektuar”, ka rrëfyer Cutrone.

“Isha në Manchester për një turne. Jam operuar dhe më pas i jam lutur trajnerit De Vecchi: ‘Më jep disa minuta në finale’. Nuk mund të mungoja në Old Trafford, një stadium mitik. Siç është edhe San Siro”.

Pikërisht në lidhje me stadiumin “Meazza”, Cutrone ka thënë: “Shpresoj që Milan-i dhe Inter-i të mos zhvendosen; aty është shkruar historia, ke një ndjesi që nuk mund të përshkruhet”.

IDHUJT DHE MILAN-i – Në lidhje me shembujt që ndjek ai për të arritur maksimumin në futboll: “Më pëlqejnë ata që shënojnë shumë. Morata, Inzaghi, Van Persie, Suarez, por edhe Maldini. Një herë erdhi të merrte djalin e tij Christian: i zgjata një letër për autografin, nuk mund të flisja”.

Për Milan-in dhe Gattuso-n: “Di të na motivojë, Milan-i luan mirë. E vetmja mënyrë që ke për ta bindur të të aktivizojë më shpesh është të stërvitesh shumë për   t’u përmirësuar. Pse shënoj shpesh dygolësha? Sepse nuk mjaftohem kurrë me pak”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ VAR-i jep penallti, Kane përballë portierit grek (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS U MBYLL/ Por mbrojtësi Mustafi mund të transferohet në Serie A, ja se si…

Delo.autor

GJERMANIA “TËRMET 8 BALLË”/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

Delo.autor

Leave a Comment