Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ Nuk ishte kurrë në planet e trajnerit Tuchel, PSG i thotë lamumirë dështimit Jese Rodriguez

Pas katër vitesh e gjysmë ka ardhur momenti i ndarjes mes PSG-së dhe Jese Rodriguez, prej kohësh i ndarë në shtëpi dhe kurrë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Klubi francez ka lajmëruar me një komunikatë se ka zgjidhur në mirëkuptim me lojtarin kontratën që i lidhte palët deri më 30 qershorin e 2021-shit.

Former Real Madrid Jese Rodriguez striker holds up his shirt alongside girlfriend Aurah Ruiz

Sipas shtypit francez, ky vendim nuk është marrë për probleme që janë verifiuar jashtë fushës, pavarësisht pjesëmarrjes së Jese kohët e fundit në një reality shoë nëpërmjet telefonit nuk është pëlqyer shumë nga klubi.

Lojtari dhe klubi kishin vendosur të ndaheshin pas katër vitesh e gjysmë të kaluara më shumë në huazim nëpër Europë, me përjashtim të disa paraqitjeve të rralla në Paris.

Jese, gjatë këtyre 4 viteve e gjysmë, ka veshur fanellat e Las Palmas, Stoke, Betis dhe Sporting-ut. Ai u transferuar t e PSG nga Real Madrid për 25 milionë euro në 2016-ën.

Related posts

Bonucci: “Patëm frikë, na mungoi edhe kurajo”

Q.Autor

Wenger: Ronaldo ishte në stadium me mamanë, por Arsenal nuk donte të paguante 15 mln € për të

Sadik.Autor

Liverpool synon portierin e Romës, por duhet t’i paguajë 50 milionë euro për brazilianin

Q.Autor

Leave a Comment