Futboll Sport

ARMANDO SADIKU SHPËRTHEN NË BOLOVI/ Shënon dopietë golash në ndeshjen debutuese

Armando Sadiku ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë me fanellën e Bolivar, ku u transferua në këtë merkato të janarit.

Sulmuesi debutoi ditën e sotme, në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së Vilsterman. Lojtari i Kombëtares shpërtheu që në debutimin e tij, teksa shënoi dopietë golash, duke bërë tifozët e Bolivarit që të ëndërrojnë menjëherë. Sadiku është shfaqur një vrastar në zonën e rreptësisë, teksa dy asiste perfekt të marrë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke rrëmbyer zemrat e tifozëve.

Debutim fantastik ky i Sadikut, që shpreson që në këtë aventurë të re të gjejë shkëlqimin e humbur së fundmi në Turqi, ku ishte pjesë e Erzurumsporit. Ndeshja miqësore mes Bolivarit dhe Vilsterman përfundoi me fitoren 4-3 të skuadrës së Sadikut.

Related posts

KAOS MES DREJTUESVE TEK MILAN/ Ibra, Donnarumma dhe Rebic në rrezik

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ja kur do e mbyllë karrierën “Special One” si trajner…

Delo.autor

NDESHJA ME LITUANINË/ Lorik Cana analizon “dorëzimin pa kushte” të Shqipërisë: Sakrifikuam në Bjellorusi, dje morëm “kolpo”

Delo.autor

Leave a Comment