Futboll Seria A Sport

“BËJ RITUALET VUDU PREJ M**I, KËRRIÇ”/ Ibrahimoviç dhe Lukaku kanë inate të vjetra që prej kohës në Angli

Kokë më kokë si një përballje titanësh. Ibra provokues dhe Lukaku që humb toruan. Deri dje në mbrëmje, dy gjigantë ishin sfiduar në distancë nëpërmjet golave pasi të dy kishin shënuar edhe në derbin e fundit në kampionat të fituar nga Milani. Pas gëzimit të fushës, asokohe edhe në rrjete sociale kishte pasur “replika”. Belgu vetëshpallej mbret i Milanos, ndërsa 39-vjeçari e konsideronte veten Zot. Distanca mes të dyve u zvogëlua pikërisht pak minuta përpara pushimit të ndeshjes së djeshmes mes Interit dhe Milanit, por mëritë mes tyre datojnë që në kohët kur ishin së bashku pjesë e Mançester Junajtidit.

BASTI – T’i imagjinosh sot në të njëjtën hapësirë duket e vështirë, por ja që ka ndodhur dhe raporti i tyre nuk ka qenë fushë me lule. Në tetor të 2019-ës, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Ibra deklaronte: “Kur e kisha Lukakun në ekip, vumë një bast. Do t’i jepja 50 sterlina për çdo stopim të saktë. Romelu pranoi, por kërkoi të dinte se çfarë do të ndodhte nëse ia dilte mbanë t’i stoponte të gjitha pasime. ‘Asgjë, – iu përgjigja, – thjesht do të jesh një futbollist më i mirë’. Për kronikë, duhet thënë se belgu nuk pranoi kurrë, mbase sepse kishte frikë se mos humbiste…”.

RITUALI – Në sezonin 2017-’18, Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku ishin pjesë e “Djajve të Kuq”. Fillimet e tyre nisën me një ogur të mirë pasi suedezi i “dhuroi” numrin e tij 9 djaloshit të sapoardhur nga Evertoni, pronari i të cilit kishte dhënë detaje të çuditshme për transferimin. Sipas presidentit Farhad Moshiri, Lukaku duhet të shkonte të Çelsi e për këtë i kishte kërkuar ndihmë mamasë së tij e cila duhet të bënte disa rituale vudu. “Romelu mori mamanë e tij e cila po bënte një pelegrinazh në Afrikë a ku di unë se ku. I dha diçka për transferimin te Çelsi dhe për rite vudu”, deklaronte asokohe Moshiri. Siç dihet, sulmuesi aktual i Interit nuk shkoi kurrë te Çelsi, por ai episod, dukshëm, ka mbetur në kujtesën e Ibrahimoviçit që dje ia kujtoi rivalit për ta provokuar gjatë derbit të Kupës së Italisë.
unnamed
LEKSIONI I IBRËS – Minutat e luajtura së bashku në Mançester ishin vetëm 126 nga 730 të mundshme dhe vetëm në një rast ishin së bashku titullarë. Ja që Lukaku, vite më pas, në një deklaratë theksonte: “Gjithçka kam mësuar nga Zlatani ka qenë fantastike, sidomos mbi historitë e tij kur ishte pjesë e Ajaksit, Juves, Interit, Barcelonës e Milanit. Të qenurit pranë tij në stërvitje ka qenë një leksion jete dhe formimi profesional. Kurrë nuk ishim titullarë e në stërvitje ishim shpesh kundër. Mbaj mend një herë që m’u sul me të gjithë forcën e aty kuptova se sa konkurrues duhet të isha për të arritur t’ia rrëmbeja vendin nga formacioni. Ibra më hapi sytë pasi secili duhet të luftojë për të arritur atë që do”. Romelu duket se e ka mësuar leksionin dhe dje e përballi në fytyrë suedezin. Nuk ishte një replikë rrjetesh sociale apo një duel në stërvitje. Ishte gjithçka e vërtetë e për më tepër në derbi.

Related posts

INTERI NDEZ FISHEKZJARRET/ ZBULOHET çfarë do të ndodh NESËR me MODRIC

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Futbolli në krizë ekonomike, ja ideja e “çmendur” e FIFA-s për merkaton e verës!

Delo.autor

DERBI/ Shënohet GOLI i parë, Skuka kalon Partizanin në avantazh ndaj Tiranës

F.autor

Leave a Comment