Futboll Sport

ÇËSHTJA SALA/ Familja kërkon akoma përgjigje pas dy vitesh: Nuk e dimë si dhe pse ka vdekur

Dy vite nga tragjedia, nuk shuhet jehona e vdekjes së Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas, i cili ra me avionin teksa po shkonte në Kardif, kujtohet nga familja e tij në  përvjetorin e fluturimit fatal, por është kthyer edhe në qendër të vëmendjes.

Jo gjithçka është e qartë nga dinamika e aksidentit dhe akoma nuk është arritur të kuptohet me qartësi se çfarë ka ndodhur në atë 21 janar të 2019-ës.

Me rastin e përvjetorit, avokati i familjes së Sala është kthyer të flasë, duke akuzuar autoritetet për një ngathtësi të pajustifikueshme në lidhje me hetimin mbi shkaqet dhe përgjegjësinë e aksidentit.

David Henderson, organizatori i fluturimit fatal, është akuzuar për dy krime në lidhje me aksidentin e janarit të 2019-ës. CAA ka shpjeguar se Henderson nuk ka respektuar Air Navigation Order të 2016-ës.

Henderson ka dalë në gjyq në tetor edhe pse hetimi duhej të zgjaste deri në vitin 2022. Siç ka bërë të ditur The Sun, Daniel Machover, avokati i familjes së argjentinasit, ka shpjeguar se nuk mund të pritet kaq gjatë.

“Është një tragjedi, kanë kaluar dy vite nga vdekja e Emiliano-s dhe nuk dimë akoma me saktësi si dhe pse ka vdekur”.

“Një hetim është mënyra e vetme për të përcaktuar të vërtetën dhe shpresoj që autoritetet e Dorset të përcaktojë një datë për hapjen e hetimit pas seancës së David Henderson, në mënyrë që familja e Emiliano-s të mos kalojë një tjetër përvjetor të trishtë pa marrë asnjë përgjigje”.

Por, edhe këtë vit, përvjetori ka sjellë polemika të tjera. Në 2020-ën, në fakt, janë publikuar disa mesazhe të futbollistit para nisjes, në të cilët Sala akuzonte Nantes se nuk e respektonte, por shprehte dyshime mbi transferimin e tij te Cardiff.

Me pak fjalë, duket se nuk ka paqe për sulmuesin e pafat…

Related posts

MBI TRESHEN E SULMIT “MNM”/ Herrera: Nuk e di si do t’ia bëjnë? Ndoshta do të vendosin duke luajtur…

Delo.autor

“MOURINHO MË KA NDRYSHUAR JETËN”/ Mesfushori Khedira: Ja çfarë mendoj për Juventus dhe Ronaldo-n

Delo.autor

KUR GJËMËN TA BËN FUSHA/ Në Spanjë sulmuesi “fluturon” dhe nuk shënon një rast flagrant

Isa.Autor

Leave a Comment