Futboll Premier League Sport

“DERBI NUK ËSHTË NJË NDESHJE NORMALE”/ Ancelotti analizon përballjen Inter-Milan: Duel mes dominuesish

Punon dhe jeton në Angli ku COVID-i kërcënon futbollin, por edhe atdheu i tij, Italia, po lan hesapet e me pandeminë. Karlo Ançeloti, gjithsesi, gjen kohë për të analizuar supersfidën e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit, dy klube që po dominojnë Serinë A.

Cili është mendimi juaj për supersfidën?

Milani ka mundësi të hedhë një hap të madh, ndërsa Interi, që të vazhdojë rritjen. Kuqezinjtë kanë treguar se nuk varen nga Ibrahimoviçi ndërsa ekipi i Kontes po jep sinjale forcimi në aspektin e vazhdimësisë.

Çfarë meritash ka Stefano Pioli për ecurinë e Milanit?

Po punon shumë mirë dha ka një ide të qartë loje. Mungesa e Ibrës rezultoi një provim i kaluar me sukses pasi ekipi iu përgjigj në fushë duke treguar se i beson trajnerit.

Po puna e Kontes si ju duket?

Ka marrë përsipër një mision të vështirë sepse i kanë besuar një skuadër që ka nuk ka fituar asgjë prej dhjetë vitesh ndërkohë që i kërkojnë fillimin e një cikli të ri. Në këto situata nevojitet kohë dhe Konte ka arritur disa rezultate pa pasur shkop magjik.

Në këto kushte, Lukaku e Lautaro duken si garancia e vetme…

Të dy janë sulmues me përvojë që i kanë kuptuar rrethanat dhe po tërheqin grupin me vete siç bëjnë liderët e vërtetë. Edhe Ibra e ka ndjekur këtë rrugë duke dhënë shembullin e mirë e duke u vënë në dispozicion të Piolit.

Cilat janë kandidate për titullin kampion?

Unë e shoh si një garë treshe mes Milanit, Interit dhe Juventusit. Edhe Napoli e Roma kanë mjete për të ndërhyrë në “bisedë”.

Sa do të ndikojë mungesa e kupave për Interin?

Përveç lojtarëve apo edhe Lukakut, Interi ka një pikë të fortë te trajneri. Konte është mësuar të luftojë për objektiva madhorë dhe e di si fitohen trofetë pasi ia ka dalë në Itali dhe Angli.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Tifozët e Ajax suprizojnë Van De Beek me kore dhe flakadanë (VIDEO)

Delo.autor

Neymar nis kontaktet me Real Madridin

Sadik.Autor

Maldini: Gattuso do të rikthejë suksesin tek Milani

Q.Autor

Leave a Comment