Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Një pozitiv në fluturimin charter për në “Australian Open”, 72 tenistë hyjnë në karantinë

Situata në prag të grand slam të Australian Open (nis më 8 shkurt) është bërë disi kaotike. Një nga 3 avionët “charter” të vendosur nga organizatorët e këtij turneu, që ka sjellë tenistët në Melburn, ka patur një sportist që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Për pasojë, 72 tenistë pjesëmarrës në këtë grand slam kanë përfunduar në karantinë të detyrueshme, duke iu mohuar e drejta për t’u stërvitur. Madje ata nuk kanë mundësi as të dalin nga dhoma e tyre e hotelit.

3 avionët “charter” kanë ardhur një nga Doha, një nga Abu Dhabi dhe një nga Los Anxhelos. Në dy shtetet e para u zhvilluan turnetë kualifikues për Australian Open javën e kaluar. Ndërsa tenistët që kanë ardhur me fluturime private janë mbikqyrur rreptë nga organizatorët, si në hotelet ku ata akomodohen ashtu dhe në seancat stërvitore (një herë në ditë).

Në këtë listë prej 72 tenistësh nuk ndodhen Djokovic, Nadal, Serena Williams, Thiem, Osaka dhe Halep, që kanë udhëtuar me fluturime private, duke ndjekur protokollin anti-Covid që zbatohet në Australi.

Pas kërkesës së Djokovic për organizatorët, për 72 tenistët që janë të izoluar në dhoma u është bërë e mundur pajisja me disa vegla sportive (përfshi një biçikletë), por nuk leojhet të dalin nga dhoma për stërvitje. Ndërkohë që ata janë ankuar edhe për ushqimin e keq.

Shumë nga tenistët që janë në karantinë kanë postuar në rrjetet sociale se si kalojnë kohën në hotel, ndërkohë që u është kërkuar të “kyçin gojën”.

Related posts

LIVE/ Sytë në Monako. Po hidhet shorti i Champions League, ja vazot me ekipet respektiv

Isa.Autor

MLS HUMBET YLLIN E SAJ! Pret të bëhet baba, sakrifikon turneun final për shkak të Covid-19

Delo.autor

SULMUESI RUS U DËNUA PËR VEPRIM JO ETIK/ Dy pilotët bëjnë çmendurinë. Formojnë pen*sin në ajër (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment