Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Dënohet lojtari i Laçit, Kastrioti humb ndeshjen në tavolinë. Pezullohet me 12 ndeshje…

Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet e fundit, për sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Futbollisti i Laçit, Ardit Deliu është pezulluar me 2 ndeshje, për protesta në ndeshjen me Apoloninë.

Gjithashtu Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes me Turbinën, ka humbur ndeshjen në tavolinë. Ergi Brahja i Tiranës U-21, është dënuar me 12 ndeshje, pasi goditi kundërshtarin me grusht.

VENDIMET:

1. Lojtari i KF Laçi, Ardit Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Turbina U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

3. Lojtari i KF Tirana U-21, Ergi Brahja, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/e dhe 47/4 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtarja e Tirana Femra, Anela Vishkulli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Juban Danja – Femra, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Lojtarja e Skënderbeu – Femra, Verije Binjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Enton Nova, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Roma dhe “Djajtë e Kuq” ndalen me barazim, ja të gjitha rezultatet

Delo.autor

VIDEO/ Reali në avantazh ndaj Valencias, Ronaldo shënon nga penalltia

Q.Autor

GAFA NË KONFERENCËN PËR SHTYP/ Shikoni si Gattuso ngatërron Napolin me Milanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment