Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Pioli: Ne vijmë nga një periudhë sfiduese, cilësitë për të luajtur një ndeshje serioze dhe…

Derbi lidershipi (edhe pse në bashkëjetesë me Napolin) për Milanin, i cili në kampionat deri më tani ka grumbulluar dhjetë fitore dhe një barazim. Një seri rekord për klubin kuqezi, që ëndërron ta zgjasë me një tjetër rezultat pozitiv ndaj Interit. Stefano Pioli foli në konferencën për shtyp, teksa beson në një paraqitje të mirë nga Ibrahimovic dhe shokët e tij:

“Ne vijmë nga një periudhë sfiduese, kemi rikuperuar energjinë tonë. Skuadra është duke bërë mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Jemi gati ta luajmë mirë këtë derbi. Derbi është gjithmonë derbi, një ndeshje prestigjioze për t’u fituar. Ibrahimovic është një fenomen dhe ai e tregon atë në çdo gjë që bën. Ai është mirë dhe i motivuar për nesër, ashtu si edhe shokët e skuadrës.

Favoriti është Interi, sepse fitoi qartësisht titullin e fundit. Zikaltrit e dinë se çfarë duhet për të vazhduar të fitojnë. Fillimi i kampionatit tonë dhe Napolit është një gjë e paimagjinueshme, megjithatë Interi është i fortë dhe kompakt. Kundërshtari ka pika të dobëta dhe ne do të duhet të jemi mirë në shfrytëzimin e tyre”.

Kanë mbetur edhe shumë metra për të shkuar në vijën e finishit, prandaj kjo sfidë nuk mund të konsiderohet vendimtare: “Ne e përgatisim çdo ndeshje për ta fituar, mund ta imagjinoni se si e kemi përgatitur këtë. Jemi vetëm në javën e 12-të, kjo ndeshje nuk mund të jetë vendimtare për titullin. Është një derbi i rëndësishëm për ne dhe për tifozët tanë, por përfundon aty, renditja aktuale nuk ka fort rëndësi”.

Pioli mund të rezervojë një ‘trajtim special’ për Brozovic, burim i lojës së Simone Inzaghit: “Brozovic është një lojtar dinamik, ne do të duhet ta marrim në konsideratë për ta bllokuar lojën e Interit. Sigurisht që do të kemi një qëndrim agresiv”.

Rebic më në fund është sërish në dispozicion, Ballo-Touré dhe Florenzi gjithashtu janë rikuperuar. Në vend të kësaj, Milani do të duhet të presë për kthimin e Messias: “Rebic është në dispozicion, ai ka bërë dy seancat e fundit stërvitore me ne. Ballo-Touré dhe Florenzi janë gjithashtu në rregull”.

Një dozë ligësie shtesë nuk do të dëmtonte, sipas Piolit: “Duhet të përmirësohemi në leximin e lojërave, të kuptojmë se kur duhet përdorur mendjemprehtësia dhe dinakëria. Nesër është si një ndeshje e Ligës së Kampionëve, në një nivel kaq të lartë paguhen gabimet. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të zgjuar. Kemi shumë të rinj që duhet të bëjnë gabime për t’u rritur”.

Besim i plotë në cilësitë e skuadrës që do të përballet me Interin: “Unë nuk i heq askënd Interit, kam vënë bast për skuadrën time. Cilësitë për të luajtur një ndeshje serioze dhe provuar fitoren i kemi të gjitha”.

Related posts

“JANË FAVORITË, POR DO TË BËJMË MAKSIMUMIN”/ Kapiteni Gurishta: Nuk ka rëndësi sa paguhesh, por…

Delo.autor

LODRA SEKSI/ Tifozët nuk përmbahen, arbitri vihet në SIKLET dhe bën këtë veprim

Isa.Autor

Real Madridi i bën rivalitet Barcelonës për super mbrojtësin e Bayern Munichut

Q.Autor

Leave a Comment