Futboll Seria A Sport

“DY SKUADRA QË MUND TË FITOJNË KAMPIONATIN”/ Capello: Inter mbetet favoriti im, për titullin lufton me Juventus

Fabio Kapelo ndërhyri mëngjesin e djeshëm në mikrofonat e “Radio Anch’io Lo Sport” për të komentuar javën e 17-të të Serisë A:

“Juventusi po rikthehet. Po gjen një identitet, ka më pak probleme në lojë krahasuar me pjesën e parë të sezonit. Më duket sikur skuadra ka kuptuar se çfarë dëshiron Pirlo. Është më shumë se asnjëherë në garë për kampionatin.

Do të vendosë rikuperimi me Napolin dhe përballja direkte me Interin, që e kam zgjedhur edhe si favoritin tim për kampionatin dhe për mua është skuadra me përbërjen më të gjerë dhe me numrin e duhur të lojtarëve për të qenë konkurruese në të gjitha ndeshjet. Për më shumë nuk ka kupat, mund të jetë e freskët në çdo moment”.

Të dielën luhet Inter-Juventus: “E rëndësishme, për të dyja. Dy skuadra që mund të fitojnë kampionatin. Të dyja kanë pasur momente shpërqendrimi dhe futbolli të bukur, aspekte mbi të cilat trajnerët duhet të punojnë. Nëse zikaltrit do të fitonin do të largonin shumë bardhezinjtë nga kreu”.

MILANI – Kapelo i ka thurur elozhe punës së kryer nga Pioli, më pak asaj të Kontes: “Çdo trajner ka karakteristikat e tij dhe menaxhon skuadrën sipas ideve të caktuara. Secili duhet të kuptojë ku shkon të punojë dhe në bazë të kësaj të bëjë një transformim të vogël.

Skuadra ka qetësi dhe dëshirë, janë të rin dhe argëtojnë. Humbi me Juventusin, por është sikur të kishte fituar sepse ka luajtur me dëshirë të madhe pavarësisht se nuk kishte shumë lojtarë.

FUTBOLLI PA PUBLIK – Në fund, një analizë e kampionatit pa publik: “Ndonjë lojtar reagon shumë mirë, nuk ndihet përgjegjësia e gabimit. Dëgjohet trajneri, sikur të ishte një stërvitje. Mendoj se Milani ka pasur avantazh, të rinjtë janë pjekur. Shikohen gjeste të mëdha teknike, vendosmëri. Shumë britma në çdo kontrast”.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Sterling para finales së “EURO 2020”: Shikoja nga dritarja e shtëpisë ndërtimin e “Wembley” (FOTO)

Delo.autor

Cesare Prandelli e mbyll aventurën në Dubai dhe rikthehet në Itali

Sadik.Autor

YLLI I PREMIER NJOFTON LARGIMIN/ Harry Kane e mbyll me Tottenham, në Angli nis ankandi për sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment