Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Lë pas shumë yje. Kumbulla mes lojtarëve të huazuar më të kushtueshëm në Europë. Ja ku renditet…

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla është me të vërtetë një lojtar me perspektivë. Falë paraqitjeve në kampionatin italian gjatë dy sezoneve të fundit, 20-vjeçari nuk konsiderohet vetëm njëri prej mbrojtësve më të mirë të Serisë A, por si njëri prej futbollistëve me të ardhmen më premtuese. Në një renditje të fundit, qendërmbrojtësi shqiptar pozicionohet në vendin e dhjetë ndër 30 futbollistët më të kushtueshëm të marrë në formë huazimi në verën e 2020-ës.

Sipas “Sky Sport”, Kumbulla renditet në vendin e dhjetë me vlerën në merkato 27 milionë euro. Kuqeziu lë pas emra të njohur të futbollit europian si Luka Joviç, Xhastin Klajvert, Takefusa Kubo, Ros Barklej, Arkadiush Milik, Xhengiz Ynder, Ueston MekKini, etj.

Lista kryesohet nga sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata, i cili u huazua te bardhezinjtë nga Atletiko Madridi. Spanjolli kushton në merkato 50 milionë euro.

Renditja plotësohet me Federiko Kiezën, Sandro Tonalin,  Mateo Guenduzin, Dani Sebajos, Moise Kin, Musa Dembele, Timue Bakajoko dhe Lukas Torreira.

Me pak fjalë, Marash Kumbulla ka gjithçka për t’u bërë njëri prej lojtatëve më të spikatur në të ardhmen në Europë.

Renditja e 10 futbollistëve më të kushtueshëm të marrë në formë huazimi në 2020-ën

1-Alvaro Morata, 50 milionë euro
2-Federiko Kieza, 48 milionë euro
3-Sandro Tonali, 32 milionë euro
4-Mateo Guenduzi, 32 milionë euro
5-Dani Sebajos, 32 milionë euro
6- Moise Kin, 30 milionë euro
7- Musa Dembele, 30 milionë euro
8-Timue Bakajoko,  30 milionë euro
9-Lukas Torreira, 28 milionë euro
10-Marash Kumbulla, 27 milionë euro

Related posts

PRANË LARGIMIT/ ICARDI kërkon më shumë para te INTERI: Çdo vit e njëjta histori

Isa.Autor

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ Perez ofron 85 milionë plus Gareth Bale, ja vendimi i PSG

Delo.autor

Zidane: Ka një këshillë për Gonzalo Higuain

Sadik.Autor

Leave a Comment