Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Manchester City dëshiron “Pleshtin”, De Bruyne bezdiset nga propozimi i klubit

Detajet e negociatave të Manchester City-t me mesfushorin Kevin de Bruyne duket se janë bërë publike.

Sipas Sam Lee, gazetar i The Atheltic, klubi anglez i ka propozuar një rinovim kontrate belgut me shifra më të ulëta në krahasim me ato që merr aktualisht lojtari.

Mes arsyeve që kanë shtyrë drejtuesit e Citizens për ta bërë një gjë të tillë duket se është qëllimi për të marrë Lionel Messi-n verën e ardhshme.

Mësohet se Manchester City ka provuar të arrijë një marrëveshje me De Bruyne disa javë më parë, por belgu duket se ka refuzuar i bezdisur nga oferta e ulët.

Pavarësisht nga kjo, duket se nuk ka asnjë dyshim që belgu do të arrijë një marrëveshje me klubin ku luan që nga 2015-ta.

Related posts

I KANË QËNDRUAR BESNIK KLUBIT/ Ja 9 futbollistët që nuk u joshën kurrë nga paratë (FOTO)

Delo.autor

LEGJENDAT E MANCHESTERIT BEFASOJNË FERGUSONIN/ Shikojeni surprizën e veçantë… (FOTO)

Isa.Autor

DINAMO MPOSHTI ERZENIN NË TRANSFERTË/ Shikoni festën e lojtarëve pas triumfit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment