Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Erdhi si premtim i madh nga La Liga, Napoli tani do ta heqi qafe me 15 milionë euro

Pavarësisht mohimit të drejtorit sportiv Giuntoli para ndeshjes së Napolit kundër Empolit në Coppa Italia, Lobotka mbetet ndër lojtarët që mund të largohen nga klubi axurr në javët e ardhshme, por jo me formulën e thjeshtë të huazimit.

Torino, skuadra më e interesuar për futbollistin pasi Meite tashmë do të transferohet te Milani, kërkon huazimin e tij dhe me të drejtën e blerjes.

Lobotka, l'unico vero regista a disposizione di Gattuso

Vetëm në rast se granatat do të vendosnin një blerje përfundimtare në pjatë (madje edhe me formulën e huazimit me detyrim), duke paguar jo më pak se 15 milion në arkat e De Laurentiis, atëherë marrëveshja mund të merrte hov.

Përndryshe Vagnati do të duhet të shkojë në objektiva të tjera, raporton Tuttosport.

Napoli pagoi 21 mln euro te Celta Vigo për mesfushorin sllovak, por ato para duken tashmë të humbura pasi djaloshi nuk ka treguar asgjë sa herë është aktivuzuar.

Related posts

KUMBULLA GATI TË BËJË HAPIN E MADH/ Zbulohet plani i Interit për të afruar mbrojtësin shqiptar

Delo.autor

SUPERIORE/ Nis merkato e janarit, zbulohen të gjitha lëvizjet e kryera deri tani

Delo.autor

NDESHJA NDAJ UKRAINËS NË NATIONS LEAGUE/ Low ultimatum: Kërkoj vetëm për fitore, dua lojë të bukur

Delo.autor

Leave a Comment