Futboll Seria A Sport

“DERBI I MADONINËS”/ Si pritet të rreshtohen Interi dhe Milani, ja formacionet e mundshme…

Simone Inzagi do të ketë në dispozicion nga dita e sotme të gjithë skuadrën me përjashtim të Aleksis Sançezit që pritet të mbërrijë në Milano vetëm pasdite.

Me rikthimin e Lautaros mëngjesin e sotëm, po fillon të marrë formë dalëngadalë edhe formacioni me të cilin Interi do të paraqitet në derbi. E vetmja dilemë e trajnerit, që lidhej me shokun e repartit të Edin Xhekos së padiskutueshëm, do të zgjidhet sapo të bëhet vlerësimi i gjendjes fizike të amerikano-jugorëve të kthyer, por ndërsa Lautaro do të ketë mundësi të zhvillojë dy seanca stërvitore kundrejt një të Sançezit, duket se fanella do t’i besohet 24-vjeçarit.

Pak dyshime në prapavijë aty ku Shkriniar, De Vraj e Bastoni do të formojnë murin para Handanoviçit, ndërkohë në mesfushë do të jenë të zakonshmit Barela, Brozoviç e Çalhanoglu. Ivan Perisiç do të jetë pronari i korsisë së majtë, kurse në të djathtën holandezi Dumfris është më i avantazhuar se veterani Darmian.

Nën syrin vigjilent të drejtuesve Maldini dhe Masara, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën stërvitore gjatë pasdites së djeshme. Ante Rebiç ka punuar me grupin ashtu si edhe Kesi që nuk ka më asnjë shqetësim në brinjë pas goditjes në Kupën e Afrikës. Dyshja me gjasë do të luajë në derbi ndaj mbetet për t’u përcaktuar nëse si titullarë apo nga stoli.

Afrikani disi më i avantazhuar në këtë sens pasi mund të aktivizohet si fantazist në vend të Diazit që prej javësh është fikur. Stërvitje të veçuar kanë kryer Fikajo Tomori dhe Zlatan Ibrahimoviç. Anglezi po merr veten nga dëmtimi, por vështirë të jetë në gjendje për të luajtur derbin. Mjekët nuk duan ta rrezikojnë dhe strategjia e kujdesit do të përdoret edhe për Ibrën.

Suedezi ndien ende dhimbje në pulpë dhe duket se nuk do të grumbullohet për sfidën ndaj Interit. Risia në derbi mund të jetë Hernandez me “licencë” ofensive, teksa Kalabria do t’i kërkohet të plotësojë prapavijën me tre lojtarë krah Romanjolit dhe Kalulusë.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Do jetë STADIUMI më I SHTRENJTË në botë, por ngjason me një WC

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Milani rikthehet pas 2745 ditësh, shikoni cila ka qenë përballja e fundit (VIDEO)

Delo.autor

“Nga ekipi më i mirë në botë në më të keqin në histori të Real Madridit pas vetëm 6 muajsh”

Q.Autor

Leave a Comment