Futboll Seria A Sport

“NUK ISHIM DAKORD PËR KOHËN SHTESË”/ Shansi i humbur dhe sherri me arbitrin, Conte sqaron gjithçka

Inter nuk ka shfrytëzuar humbjen e Milan-it dhe mbetet në vendin e dytë në kampionat, por Antonio Conte nuk është shprehur i shqetësuar pas barazimit pa gola me Udinese-n.

“Ne duhet të shikojmë veten, nuk mund të mendojmë për Milan-in”, ka thënë trajneri zikaltër për Sky Sport. “Nuk duhet të mendojmë për faktin se ata kanë humbur ndeshjen. Duhet të mendojmë që të përmirësohemi në atë që po bëjmë”.

“Mund të përmirësohemi akoma, sot mund të kishim qenë pak më të saktë. Na ka munguar cilësia në pasimin e fundit. Mund dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt nëse duam të kemi ambicien që të luftojmë deri në fund për diçka të rëndësishme”.

Në lidhje me debatin me arbitrin e ndeshjes dhe kartonin e kuq të marrë në fundin e takimit:

“Nuk kam qenë dakord me minutat e dhëna për kohën shtesë dhe kam protestuar. Arbitri më ka ndëshkuar me të verdhë në fillim dhe më pas më ka larguar”.

“Nuk ishim dakord për kohën shtesë, më është dukur shumë pak duke parë sa është luajtur në pjesën e dytë. Lojtarët e Udinese-s kanë rënë shpesh në fushë dhe është humbur kohë, katër minuta ishin pak për mua. Arbitri ka marrë vendimin e tij dhe duhet ta pranojmë”.

Related posts

Dy gola avantazh s’mjaftojnë/ Chievo bën MREKULLINË në shtëpinë e Romës (VIDEO)

Isa.Autor

“ZIKALTËRIT” DUAN TA SJELLIN NË MILANO/ Menaxheri i Lukakut: Palët duhet të lëvizin, por jo…

Delo.autor

“NUK MË PËLQEN TË KRAHASOJ BREZAT”/ Ndihmësi i Tuchel: Ky është defekti i vetëm i Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment