Futboll Seria A Sport

E KËRKON INTERI/ Gomez drejt kalimit te rivalët e zikaltërve në Serinë A. Nesër nisin negociatat me…

Papu Gomez pritet të largohet nga Atalanta në këtë sension të merkatos, pas marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Gasperini dhe drejtuesit e klubit zikaltër.

Prej kohësh Interi është vënë në ndjekje të argjentinasit, por për shkak të situatës financiare te klubi milanez, afrimi i Gomezit duket shumë i vështirë. Në sulm për të marrë futbollistin është hedhur edhe Roma, teksa thuhet se kryeqytetasit po punojnë me shpejtësi për të mbyllur gjithçka.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, ditën e nesërme është planifikuar një takim mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Atalantës, ku do flitet pikërisht për Gomezin. Bergamaskët kërkojnë të paktën 15 milionë euro për futbollistin dhe verdhekuqtë janë gati ta plotësojnë këtë kërkesë.

Related posts

CR7 KOPJOI FESTIMIN E SIMEONES/ Ish-mbrojtësi i Atleticos: Sjellja e pahijshme është arsyeja pse nuk…

Delo.autor

A është vendosur tashmë titulli kampion në top-ligat europiane?

Delo.autor

“DRIBLON” KRITIKAT NË KOMBËTARE/ Immobile: Sa habi, trajtohem ndryshe nga të tjerët

Delo.autor

Leave a Comment