Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Gatuzo zhgënjen presidentin e Napolit, në skenë del një kandidat për ta zëvendësuar

Humbja me përmbysje përballë Veronës 3-1 ka irrituar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis. Mediat italiane flasin gjatë orëve të fundit se tekniku i të kaltërve, Xhenaro Gatuzo po ndien presionin e shkarkimit teksa skuadra napolitane e sheh veten larg Milanit dhe Interit, ndërsa është parakaluar së fundmi edhe nga Juventusi e Atalanta. Dhe në skenë ka dalë një kandidat që mund të pasojë ish-trajnerin e Milanit te “Partenopei”.
Rafa Benitez shikohet se pretendenti më i favorshëm për t’u ulur në pankinën e Napolit. Para pak ditësh, ai ka dhënë dorëheqjen nga stoli i skuadrës kineze, Dalian. Kujtojmë që Benitez është një emër i njohur për Napolin teksa e ka drejtuar në vitet 2013-2015.

Megjithatë, e ardhmja e Gatuzos do të konfirmohet nga paraqitja dhe rezultatet e skuadrës në ndeshjet e ardhshme.

Related posts

Gazetarja britanike shkruan historinë/ John Tarry e tall në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interesime në Spanjë, Francë dhe Itali. Bare nës mes të udhëkryqit

Delo.autor

A URREHET SERGIO RAMOS PËR EPISODIN ME SALAH? Shihni çfarë i ndodh në Egjipt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment