Futboll Sport

E PAPRITUR/ Ktheu Bajernin në majë, Hansi Flik mund të largohet në fund të sezonit

Kontrata e trajnerit të Bajernit, Hansi Flik, përfundon në qershor të 2023-it. Por duket se e ardhmja e teknikut gjerman është në dyshim. Në verë mund të ketë edhe një largim të papritur nga kampionët e Gjermanisë. Flik erdhi në krye të skuadrës në nëntor të 2019-ës. Në sezonin e tij të parë me Bajernin ai fitoi kampionatin, Kupën e Gjermanisë, Championsin, Superkupën e Europës dhe atë të Gjermanisë. Edhe pse shumë pak mund ta mendojnë largimin e tij nga bavarezët, arsyet pse 55- vjeçari mund t’i jepte fund aventurës së tij në Mynih ekzistojnë.
LARGIMI I RUMENIGES
Në fund të këtij viti, Karl Hainc Rumenige nuk do të jetë më “CEO” i klubit bavarez. Pa Kallen, Flik do të ishte në mes katër rrugëve pasi ishte pikërisht ai (Rumenige) që i dha një mundësi Flik për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Niko Kovaç. Nuk dihen ende planet e Oliver Kahn me trajnerin Hansi Flik pasi të zërë vendin e Rumeniges. Edhe pse tekniku aktual dhe ish-kapiteni i Bajernit kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
MOSMARRËVESHJET ME SALIHAMIXHIÇ
Marrëdhënia mes Salihamixhiç dhe Flik nuk është ajo më e mira. Gjithçka nisi në janarin e kaluar kur trajneri u shpreh publikisht se kërkonte përforcime në merkato. Salihamixhiç e mohoi këtë gjë duke thënë se nuk kishte pasur asnjë kërkesë nga Flik. Që prej asaj kohe marrëdhënia e tyre ka qenë e ftohtë jashtë kamerave. Por Kahn dhe Salihamixhiç kanë një lidhje të shkëlqyer mes njëri-tjetrit dhe ai që mund ta pësojë në fund është Flik i cili nuk ka mbështetjen e askujt.
DFB E DO NË VEND TË LËVIT
Europiani mund të jetë turneu u fundit për trajnerin Joakim Lëv me Gjermaninë. Çfarë do të ndodhë më pas? Me Jyrgen Klop që nuk lëviz nga Liverpuli dhe Tomas Tuhel te Çelsi, alternativat janë të pakta. Julian Nagelsman dhe Hansi Flik. Nagelsman shihet me skepticizëm pasi ka shumë pak eksperiencë dhe nuk ka fituar ende asgjë të rëndësishme në karrierën e tij. Ndryshe nga Hansi Flik që në një sezon ka fituar gjithçka. Për Flik nuk kanë rëndësi kontratat dhe paratë, por sfidat për të fituar kudo që drejton. Misioni për ta ringritur Gjermaninë mund ta joshë për të nisur një aventurë të re me kombëtaren, këtë herë jo si menaxher po si trajneri i parë. Gjithsesi, për të parë se si do të shkojnë gjërat, do të na duhet të presim deri në fund të sezonit.

Related posts

PASARDHËRISI I RONALDOS/ Juventus bllokon talentin brazilian, ja shifra e akordit

Delo.autor

INTER LËSHON “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Marotta synon të marrë në janar yllin e Premier League…

Delo.autor

Blatter: Anglia meriton të presë Kupën e Botës në vitin 2030

Sadik.Autor

Leave a Comment