Futboll Seria A Sport

I SHPËTOI TRAGJEDISË/ Ish-portieri italian tregon TMERRIN: Isha 30 metra larg…

Tjetër histori mrekullie vjen nga tragjedia që përfshiu sot qytetin e Xhenoas në Itali, ku një urë u shemb, dhe la pas dhjetëra viktima. Davide Kapelo, ish-portier i Kaljarit, tashmë zjarrëfikës në stacionin e Savonës.

“Kam shpëtuar për mrekulli. Dëgjova një zhurmë, dhe isha 30 metra para se të futesha në pjesën e urës që u shemb. Po shkoja për në Xhenoa, isha mbi urë. Më pas dëgjova zhurmën, dhe ndodhi shembja. Ngeca mes makinave dhe nuk kisha ku të shkoja.

Është e pabesueshme, por për fat të mirë nuk ka asnjë të gërvishtur. Udhëtoj shpesh në atë rrugë, dhe është një nga më të ngarkuarat në Itali. E pashë duke u shembur, dhe ishte një trembje e madhe. As tani nuk e di se si makina ime shpëtoi dhe jam gjallë” – tregon Davide Kapelo.

Related posts

“PO PUNOJ PËR NJË PROJEKT TË MADH”/ Legjenda Xavi: T’i thuash jo Barcelonës nuk është e lehtë, por…

Delo.autor

QESHARAKE NË VLORË/ Turbinës i vijnë fanellat me makinë, sfida starton 40 minuta me vonesë

Delo.autor

E kërkon Barcelona, Milani mund të humbasë Bonuccin në verë

Sadik.Autor

Leave a Comment