Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Vetëm 28 vjeç dhe merr drejtimin e skuadrës së njohur europiane, kush është trajneri më i ri në histori të futbollit…

Vetëm 28 vjeç  e 3 muaj dhe është emëruar në krye të stolit të skuadrës belge të Birsshot. Bëhet fjalë për Uill Still, i cili më 19 janar mori drejtimin e skuadrës belge, duke zëvendësuar Hernan Losada.

Still bëhet kështu trajneri më i ri në kampionatet europiane, që drejton një skuadër europiane, teksa asnjë trajner nuk ka marrë drejtimin e një ekipi të parë në Europë, në moshë kaq të re.

Belgu bën debutimin e tij në moshën 28-vjeçare, më i ri se dy trajnerët e tjera të njohur që gjithashtu e kanë debutuar shpejt, Villas Boash dhe Nagelsman. Birsshiot renditet në vendin e 9-të ne elitën e futbollit belg dhe objektivi është kualifikimi në kupat e Europës.

Në 3 ndeshje të zhvilluara në krye të Birsshot, Still ka grumbulluar 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.

Related posts

E DHIMSHME/ Tronditet BOTA E SPORTIT, VRITET në SHBA sportistja 22-vjeçare

Isa.Autor

Rooney largohet nga Premier League, DC United destinacioni i ri

Sadik.Autor

I HUAZUAR TEK VITESSE/ Ylli i Real Madridit: Me Zidane ndihem shumë mirë, por nuk di se…

Delo.autor

Leave a Comment