Futboll Seria A Sport

“DUHET TË FITONIM NË TRE VITE/ Oriali: Sa netë pa gjumë për këtë titull, me Konten, si…

Gabriele Oriali është emri i përbashkët i gjashtë titujve të fundit të Interit, si lojtar dhe drejtues. Vështirë të mendohet se është rastësi. Ashtu siç nuk duket të jetë fakti që i vetmi person i cituar nga Antonio pas triumfit, përtej bashkëshortes dhe vajzës, ishte Oriali, i cili është rrëfyer në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Oriali, jeni rikthyer tek Interi dhe Interi është rikthyer te fitoret…

(Qesh)… Po nis të mendoj edhe unë që nuk është rastësi. Ishte pranë edhe katër vite më parë.

Në 2018-ën ju telefonoi Marota.

Dhe unë u tregova i qartë që nga fillimi. Pretendova menaxhimin e plotë të pjesës sportive. Do t’i referohesha vetëm Zhangut dhe Marotës.

Si dhe kur ka lindur raporti juaj me Konten?

Në verën e vitit 2014 më telefonoi Tavekio duke më thënë që kishte zgjedhur Konten si trajner dhe më pyeti nëse dëshiroja të bëja menaxherin e skuadrës. Iu përgjigja që fillimisht duhej marrë mendimi i Kontes, me të cilin nuk kisha folur asnjëherë më përpara. U takuam në Milano dhe brenda 5 minutash kuptuam që i shikojmë gjërat njësoj. Jeta jonë është bazuar në djersë dhe sakrificë.

Si është privatisht?

Disa gjëra mbeten mes meje dhe tij. Kur të ndalem do të tregoj në një libër gjithë sekretet e trajnerëve me të cilët kam punuar dhe i uroj fat Murinjos për aventurën te Roma.

Keni pyetur ndonjëherë veten se përse gjithë këta trajnerë pretendojnë t’ju kenë përkrah?

Sepse i them gjërat në sy dhe nga ajo dhomë nuk del asgjë. Kështu krijohet një raport besimi.

Si e shndërruat polemikën Lautaro-Konte në një festë me mish dhe me ringun e improvizuar?

Në fund të ndeshjes gjithçka ishte e zgjidhur, Lautaro u kërkoi ndjesë miqve dhe shokëve të skuadrës. Ideja e ringut i erdhi Lukakut dhe Ranokiës. Është konfirmimi që ky grup është i bashkuar, është ndërtuar diçka e rëndësishme që mund të zgjasë në kohë.

Konte qëndron?

Fillimisht duhet të kuptojmë planet e klubit.

Sa e vështirë ka qenë të punonit në këto muaj të veçantë?

Nuk ka qenë një vit i lehtë për askënd. Veçanërisht për ne. Megjithatë, arritëm të përqendrohemi. Ta dini sa net pa gjumë, unë dhe Antonio në “Appiano”…

Ai që nuk ndryshon është rivaliteti me Juven…

Një rivalitet sportiv është e drejtë të mos përfundojë asnjëherë.

Në shkurt në Kupën e Italisë kundër tyre, megjithatë, u detyruat ta ngrini zërin.

Nëse dikush ofendon personat afër meje jashtë fushe, ndërhyj.

Related posts

TRAJNERI SETIEN PËSON HUMBJEN E PARË/ Valencia fundos “Katalanasit”, shans i artë për Realin

Delo.autor

MILIARDAT KUNDËR EKSPERIENCËS/ PSG-Bayern Munich, finalja Champions mes dy botëve të ndryshme

Delo.autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Fillim i vrullshëm, skuadra e Martinit pranë golit të avantazhit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment