Futboll La Liga Sport

I NDODH EDHE MESSIT/ Po bëhet virale, ja momenti kur “Pleshti” humb rastin e pastër para porte (VIDEO)

Leo Mesin jemi mësuar ta shikojmë vrastar para porte, ku shpesh herë ka shënuar edhe nga pozicione thuajse të pamundur.

Megjithatë i ndodh edhe argjentinasit që të humbasë raste të pastra shënimi. Ditën e djeshme, Barcelona ka mposhtur me rezultatin 1-0 Hueskan në transfertë, falë një goli të shënuar nga Frenki De Jong.

Para golit të shënuar, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht Mesi, me një rast të humbur. Në minutën e 9’, “Pleshti” merr një top të shkëlqyer në zonë, ku shfaqet përballë portës, por gjuajtja e sulmuesi lë shumë për të dëshiruar, teksa shkon jashtë duke mos sjellë aspak rrezik. Kaq ka mjaftuar që video me rastin e humbur nga Mesi të nisë të qarkullojë në internet me shpejtësi.

Related posts

Ronaldo i jep ULTIMATUM Realit për të ardhmen. Ja kërkesa e ÇUDITSHME e portugezit

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Nuk ishte pjesë e projektit, mesfushori i Tiranës vendos për të ardhmen

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Ahmataj: Gjërat bëhen të vështira, ndoshta energjitë tona…

Delo.autor

Leave a Comment