Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Melo, një ndër lojtarët e Partizanit më të rrezikshëm ndaj “Bardheblue”

E vërtetë që Eraldo Çinari është njeriu i derbit për Partizanin, pasi i dha fitoren “demave” dhe në sfidën e fundit, por një tjetër futbollist që ka bërë gjithmonë mirë kundër bardhebluve, është dhe braziliani Kordeiro Melo.

Po ashtu si Çinari, edhe Melo ka shënuar tri herë kundër bardhebluve, duke qenë një ndër lojtarët e kuq më të rrezikshëm në derbi. Por, këtë sezon, 27-vjeçari nuk po kalon një formë të mirë, duke mos arritur të shënojë asnjë gol në 16 sfida të luajtura në Superiore.

Në rast se Daja i beson në derbi, atëherë kjo sfidë mund të jetë pika e kthesës për anësorin, i cili ka një rekord të mirë kundër bardhebluve kryeqytetas. Një armë më shumë për trajnerin Daja…

Related posts

Salah ka dy kërkesa për t’u transferuar në Real Madrid

Sadik.Autor

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Manuel Pellegrini: West Ham ka dikë si PIRLO në skuadër

Isa.Autor

Chelsea dhe Roma nuk kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko

Q.Autor

Leave a Comment