Futboll Seria A Sport

INTER-MILAN/ Rikthehet Derbi i Madoninës në Coppa Italia, Lukaku sfidon Ibrahimovic. Ja formacionet e mundshme…

“Coppa Italia” më në fund ndizet “flakë”. Çerekfinalet fillojnë me një ndeshje aspak të parëndësishme, derbin e Madonnina ndërmjet Interit dhe Milanit. Sfidë mes “të zhgënjyerish” për atë që ndodhi javën e fundit të kampionatit: kuqezinjtë humbën keq kundër Atalantës në “San Siro”; zikaltrit nuk ishin në gjendje të kalonin përtej një barazimi “të shurdhër” 0-0 në “Dacia Arena”, ndaj Udinese.

Në raundin e dytë, të dyja skuadrat u munduan shumë që të kualifikoheshin për në çerekfinale. Milani kaloi Torinon pas lotarisë së penalltive, Inter mundi Fiorentinën me një goditje nga Lukaku, në fund të kohës shtesë. Fituesi i derbit do të përballet me Juventusin ose SPAL në gjysmëfinale.

Lukaku është një nga titullarët e paluajtshëm të Conte, i cili nuk do të heqë dorë nga ai, por nga Lautaro, që pritet të zëvendësohet nga Sanchez në këtë rast. Periudhë pushimi për Hakimi dhe Young; shans për Darmian dhe Perisic në krahë. Linja e mesfushës konfirmohet: Barella dhe Vidal në anët e Brozovic. E vetmja risi në mbrojtje mund të përfaqësohej nga “promovimi” i Kolarov në vend të Bastoni, shoqëruar nga Skriniar dhe De Vrij para portës së kapitenit Handanovic.

Kundërpërgjigja e Piolit i është besuar Ibrahimovic, pika e referimit të sulmit. Pas tij treshja e përbërë nga Saelemaekers, Brahim Diaz dhe Leão. Mandzukic nuk është në gjendjen e tij më të mirë, ashtu si dhe Tonali. Së bashku me Kessié do të jetë Meité, në ndeshjen e dytë radhazi startuese, pas eksperimentit të shtunën pasdite.

Dalot dhe Hernandez mbrojtës anësorë, Kjaer dhe Romagnoli në qendër. Midis shtyllave Tatarusanu, zëvendësuesi i Gianluigi Donnarumma, që është pezulluar, pasi mori karton të kuq në stol, në raundin e mëparshëm.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez.

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meité, Kessié; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leão; Ibrahimovic.

Related posts

E ARDHMJA E MUNDSHME E MBAPPE/ Bie hipoteza e kalimit të yllit të njohur te Real Madrid

F.autor

Izraeli publikon listën anti-Shqipëri

Isa.Autor

E BUJSHME/ BLERJA E RE nis stërvitjen me BAYERN, ja kur do të jetë në gjendje të…

Isa.Autor

Leave a Comment