Futboll Seria A

Gattuso për merkaton: Dua Messi, Pogba dhe Ronaldon

Të dhëna për formacionin e Rino Gattuso: Cutrone do të luajë titullar, nesër në mbrëmje kundër Benevento, Locatelli do të jetë në qendër të mesfushës, ndërsa Bonaventura do të spostohet në të majtë të sulmit. “Calhanoglu nuk ka problem me ligamentet dhe sot do të provojmë riaftësimin e tij, por ka mundësi që Bonaventura të luajë në vend të tij. Po mendoj edhe për Locatelli,” – deklaroi trajneri i Milan.

Gattuso ka folur edhe për merkaton e Milan, ku nuk ka kursyer ironinë: “Fassone më ka thënë se do të vijnë tre apo katër përforcime në verës. Më pyesni a më pëlqen Pogba? Do të shkoja ta merrja vetë me vrap deri në Manchester, por kjo nuk është e mundur. Më pëlqejnë futbollistët e mëdhenj. Krahas Pogba duke edhe Ronaldon dhe Messi.”

“Nesër vjen Benevento që nuk ka asgjë për të humbur dhe kjo i lejon të luajë thjeshtë. Ne duam të shkojmë në Europa League dhe duam të shkojmë si vendi i gjashtë i Serie A, jo si vendi i shtatë, sepse vendi i shtatë e nis sezonin dy javë më parë. Duam t’i kursejë futbollistëve 15 ditë pushime,” – përfundoi Gattuso.

Related posts

PAS 7 VITESH E GJYSMË ME KLUBIN GREK/ Andi Lila largohet nga PAS Giannina, ja destinacioni i ri

Delo.autor

MANCHESTER CITY E KËRKON ME NGULM// Presidenti i Tottenham i vendos çmimin stratosferike për Harry Kane

Delo.autor

150 milionë lek për Skënderbeun apo 50 milionë për Laçin? Finalja e Kupës “vija e finishit”

Sadik.Autor

Leave a Comment