Breaking News Ekskluzive Futboll Kategoria Superiore Sport

EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Bruno Dita: E ardhmja ime tek Skënderbeu, gjoba e klubit dhe objektivi për titullin kampion (INTERVISTA)

Bruno Dita është një ndër lojtarët më të talentuar në Superiore. Mesfushori Dita luan tek klubi i Skënderbeut dhe mban rolin e zëvendës kapitenit.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeSport.al, Mesfushori Dita rrëfen arritjet dhe synimet e tij të karrierës për të ardhmen.

26 vjeçari shton se ka patur oferta gjatë verës por për shkak të kontratës me Skënderbeun nuk mundi të lëvizë.

Intervista e plotë:

Pak ditë më parë u mbyll faza e parë e Superiores me humbjen 3-1 ndaj Partizanit. Çfarë nuk shkoi tek Skënderbeu?

Mendoj se ai goli i parë i shpejt që në minutën e 3 na dha një goditje të fortë kur dihet që ta nisësh lojën 1-0 që në fillim normalisht që nuk është e lehtë, por dhe mungesat që kishim na penalizuan.

Skënderbeu po vuan prej gjobës së majme. A ju duket për ju se klubi është në krizë?

Normalisht që gjoba është e majme dhe çdo klub në Shqipëri po të ishte në vend të Skënderbeut duke parë dhe të ardhurat që ka kampionati shqiptar do kishte probleme. Për krizë nuk e di, duhet pyetur Presidenti por që vonesa ka si në çdo klub dhe kjo dihet se është një realitet në kampionat.

A keni patur oferta jashtë vendit?

Oferta kam pasur si brenda dhe jashtë vendit por kontrata që kisha me Skënderbeun nuk e bëri të mundur në verë. Shpresoj që çdo gjë të shkoj mirë dhe në janar të bëj një ndryshim për më mirë në karrierën time.

Sezoni sapo ka nisur. Mendoni se Skënderbeu do i rikthehet titullit kampion?

Mendoj se deri diku kemi bërë një fazë të parë të mirë duke parë që jemi një ekip i ndërtuar vetëm 10 ditë para startit të kampionatit dhe fazën përgatitore verore nuk jemi bërë të plotë si ekipet e tjera të Superiores por mendoj se do jemi në pjesën më të lartë të tabelës.

Në 6 ndeshje keni realizuar 1 asist dhe 1 gol. Pse ka ardhur kjo paraqitje?

Kam luajtur në të gjitha ndeshjet, kam dhënë 1 asist dhe kam realizuar 1 gol kundër Luftëtarit. Mendoj se dhe pozicioni në fushë ku kam luajtur më ka penalizuar pak  sepse në pjesën më të madhe të ndeshjeve kam luajtur qendër-mbrojtës.

Çfarë prisni nga skuadra juaj gjatë fazës së dytë?

Pres që të bëjmë lojra të mira në vazhdim dhe të marrim më shumë pikë se çkemi marr në fazën e parë.

Kush janë pikat e forta të skuadrës suaj?

Grupi është pika më e fortë e ekipit, por jo vetëm këtë vit, gjatë gjithë këtyre viteve grupi dhe harmonia në ekip ka bërë që dhe skuadra të ketë rezultate të mira.

Cili mendoni se është reparti që nuk po jep rezultatin e kërkuar dhe që duhet përmirësuar?

Duke parë golat e pësuar gjatë fazës së parë them se mbrojtja është reparti që ka nevojë për përmirësim, por në një ekip nuk ndahen të treja repartet. Kur fitojmë , fitojmë të gjithë bashkë ashtu siç kur pësojmë që nuk e ka fajin individi por e gjithë skuadra.

Çfarë objektivazh ka skuadra e Skënderbeut?

Objektivi jonë është ndeshja e radhës dhe dëshira e madhe për të qenë në pjesën e lartë të tabelës në klasifikim.

Idhulli juaj në futboll?

Francesco Totti.

/AlpeNEWS.AL

Related posts

LIVE/ Liverpool-Hudderfield, Keita kalon “Të Kuqtë” avantazh

Delo.autor

“SI MUND TË LUHET ME GEJ”/ Skandali te Roma, klubi reagon menjëherë pas statusit të sulmuesit

Delo.autor

ZYRTARE/ Meksikani Javier Aguirre emërohet trajner i ri i kombëtares Afrikane

Isa.Autor

Leave a Comment