Futboll La Liga Sport

KA FILLUAR NUMËRIMI MBRAPSHT PËR “PLESHTIN”/ Messi vendimtar për skuadrën, por Barcelona do ta humbasë

Që Lionel Mesi nuk po bën sezonin e tij më të mirë te Barcelona është diçka që nuk i shpëton askujt. Argjentinasi në shumë raste të jep idenë sikur dëshiron të bëjë gjëra, por nuk mundet. Por pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në fushë dhe jashtë saj, “Pleshti” vazhdon të jetë lojtar i rëndësishëm. Pa të në fushë, Barcelona është më pak e rrezikshme. Kjo u vërtetua në ndeshjen kundër Eibarit në fundin e vitit. Kundër Hueskës, Leo u rikthye në fushë. U rikthye në një sfidë që mund t’i ndërlikonte jetën Barcelonës.

“Shpiku” një pasim për Frenki De Jongun dhe e nxori përpara portierit kundërshtar. Në këtë mënyrë, edhe pa e parë portën, ai u bë vendimtar duke bërë diferencën në një ndeshje. Vetë portieri tha se ai gol u krijua nga këmbët e gjeniut Mesi. Me atë asist në ndeshjen e parë të vitit 2021, Lionel Mesi arriti 300 asiste në karrierë me fanellën e Barcelonës. Pra kjo do të thotë se kanë ardhur 300 gola nga këmbët e tij gjatë gjithë karrierës. Për ta arritur këtë, i janë dashur 750 ndeshje me fanellën katalanase. Statistika tregon qartazi rëndësinë që ka Leo në skuadrën e tij, por jo vetëm për golat e shënuar, madje edhe për ata që “fabrikon”. Opsionet që Barcelona të luftojë për titullin kampion, kalojnë nga këmbët e kapitenit.

KËRKON NJË SHOK – Futbollisti që ka përfituar më shumë nga pasimet e Lionel Mesit është Luis Suarez. Argjentinasi i ka pasuar 39 herë nga 198 golat që ai shënoi si lojtar i Barcelonës. Por uruguaiani është larguar drejt Atletikos së Madridit dhe tani numri 10 i katalanasve po kërkon një shok të ri për të formuar miqësi dhe shoqëri në fushën e lojës. Me Grizmanin nuk ka kimi dhe i vetmi që mund të përshtatet me të, duket Pedri.

MUND TË LARGOHET – Lionel Mesi është në një fazë të çuditshme të karrierës së tij. Nga 1 janari ka filluar numërimi mbrapsht për largimin nga skuadra e Barcelonës. Ai është futbollist i lirë për të biseduar zyrtarisht dhe në mënyrë të hapur me çdo skuadër tjetër për të vazhduar karrierën në qershor. Pra Barcelona nuk ka më asnjë forcë ligjore për ta ndaluar sepse FIFA i lejon të gjithë futbollistët që lirohen në fundin e sezonit për të folur me skuadra të tjera duke filluar nga 1 janari. Mesi nuk e ka të sigurt se çfarë do të bëjë, por sigurisht që do t’i shikojë dhe do t’i dëgjojë të gjitha opsionet për të ardhmen e tij. PSG-ja, Mançester Siti, Interi apo skuadra të tjera në Amerikë janë të interesuara për të. Sigurisht që ai është i joshur, por fillimisht duhet të përfundojë sezonin me Barcelonën.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pogba do të largohet në fund të sezonit. “Djajtë e Kuq” gjejnë zëvendësuesin tek…

Delo.autor

Katër strategë për Kupën e Botës, “fenomenët” që “asgjesuan” Mesin dhe Ronaldon

Isa.Autor

U GRUMBULLUA ME KOMBËTAREN SLLOVAKE/ Milan Skriniar beson tek Conte: Shpresojmë të synojmë titullin…

Delo.autor

Leave a Comment