Futboll Sport

VEPRIMI I “ÇMENDUR” I SULMUESIT/ Shkon në stërvitje me bluzën e rivalëve historikë. Ja çfarë i ndodh…

Sulmuesi i skuadrës belge të Antverp, Didier Lamkel Ze, i ka habitur të gjithë me një veprim të bërë së fundmi.

Kamerunasi ka shkuar në stërvitjen e skuadrës me fanellën e rivalëve historikë të Anderlehtit, me emrin e mikut të tij, Janik Bolasi, të shkruar nga pas.

Lojtari tentoi të futet në ambientet e klubit, për të nisur më pas stërvitjen, por është ndaluar nga zyrtarët, të cilët nuk e lejuan të futet me bluzën që kishte të veshur.

Kjo ka sjellë edhe një irritim të madh të tifozëve të Antverp, të cilët nuk pranojnë dot që një lojtar i tyre të shkojë në stërvitje me bluzën e rivalëve.

Related posts

REALIZOI DOPIETË NDAJ LYON/ Sulmuesi shqiptar zë një vend në formacionin e javës në Ligën 1

Delo.autor

Luis Enrique: Modric meriton shumë çmime, por më i miri në botë është…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Harry Kane te Bayern Munich, prezantohet “bomberi” anglez, zbulohet numri dhe detajet e transferimit

F.autor

Leave a Comment