Futboll Seria A Sport

“KAM QËNDRUAR JASHTË PËR…”/ Mbaron makthi për ish-yllin e Milan, kthehet në fushë pas 32 muajsh

A mund të buzëqeshësh pas një humbjeje? Përgjigja është po, nëse ajo ndeshje është  ajo e kthimit në fushë për një djalosh të pafat. Pas plot 32 muajsh, duket se ka mbaruar makthi i Marco van Ginkel.

Ish-mesfushori i Milan-it, në pronësi të Chelsea-t, aktualisht te PSV, ka shijuar përsëri të mërkurën gëzimin e të luajturit futboll: është aktivizuar 3 minuta para fundit në ndeshjen kundër AZ, të humbur 3-1.

Pak rëndësi ka rezultati, sepse ajo që kishte rëndësi ishte të kthehej në fushë pas një serie të pabesueshme operacionesh, që e kanë detyruar të qëndronte larg fushës nga 6 maji i 2018-ës (kur luante pikërisht me fanellën e PSV).

Më shumë se dy vite e gjysmë, gëzimi i 28-vjeçarit nuk mund të përshkruhet: “Jam shumë krenar për minutat e mia të para pas kaq shumë kohësh”, ka thënë Van Ginkel pas ndeshjes.

“Kam qëndruar jashtë për një kohë të gjatë, kam bërë shumë operacione, nuk mund të luaja, kështu që jam i lumtur që u ktheva. Ka qenë një periudhë e komplikuar, kam patur shumë momente pozitive, por ato negative kanë qenë akoma më shumë”.

“Ka qenë e vështirë edhe në aspektin mendor, më kalonin shumë gjëra në mendje. Kështu që është një gjë shumë e bukur që jam kthyer në fushë, edhe pse për pak minuta dhe në një humbje”.

Related posts

Ganë, presidenti i vendin urdhëron arrestimin e kreut të federatës së futbollit

Sadik.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Benfica. Rezultati 3-2

Delo.autor

Starova: Partizani “i futi në xhep” lojtarët e Kukësit. Ekipi i Cungut është më dobët se…

Isa.Autor

Leave a Comment