Futboll Seria A Sport

KRITIKA TË ASHPRA PËR “BARDHEZINJTË”/ “La Repubblica”: Juventus-it i ka ardhur humbja më degraduese e 10 viteve të fundit sepse…

Humbja e Juventus-it kundër Inter-it është pasuar nga shumë kritika për bardhezinjtë dhe veçanërisht për trajnerin Andrea Pirlo. Një nga këto kritika, ndoshta më e ashpra, ka ardhur nga e përditshmja prestigjioze italiane La Repubblica.

“Pas 17 javësh, Juventus ka pësuar humbjen më degraduese të 10 viteve të fundit, akti i parë i vërtetë inferioriteti”, lexohet në gazetën italiane.

“Në kampionatin e kaluar, Sarri i ka dhënë dy leksione futbolli Conte-s, duke fituar dy ndeshje vendimtare për titullin. Pirlo, që në krahasim me kolegun ka Morata Chiesa, Kulusevski, Arthur dhe Mc-Kennie, domethënë përforcime në merkato për mbi 200 milionë euro, është dorëzuar para Inter-it, një Inter që ka luajtur si të ishte në stërvitjet e mesjavës, kur skemat janë të suksesshme sepse nuk ka një kundërshtar që t’i prishë”.

Një analizë e ashpër nga ana e Repubblica-s për lojën e treguar nga Juventus-i i Andrea Pirlo-s në kampionat dhe veçanërisht kundër Inter-it të dielën në mbrëmje.

Sipas së përditshmes italiane, Agnelli nuk e konsideron sezonin aktual si një vit zero dhe ka pritshmëri të mëdha. Pirlo? Sipas Repubblica-s, trajneri nuk ka dhënë asnjë shpjegim, duke u mjaftuar me një “mentalitet i gabuar” nga ana e ekipit.

Related posts

DERBI I EUROPËS/ MILANI sfidon REALIN: Leonardo dhe Kaka “zbresin në fushë”

Isa.Autor

“RINGJALLET” MORATA/ I duhen tre minuta për dopietën ndaj Sociedadit (VIDEO)

Delo.autor

Ëndrra që bëhet realitet, kolumbiani me një dorë shkruan historinë pas debutimit si profesionist (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment