Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ PARMËS/ Gjimshiti i kudondodhur për Atalantën, ja statistikat dhe vlerësimin e mbrojtësit shqiptar

Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teka mposhti me rezultatin 3-0 Parmën.

Padyshim meritë që zikaltërit dolën nga kjo ndeshje pa pësuar gol, kishte dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Ky i fundit tregoi një paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme, teksa ishte i kudondodhur në fushën e lojës. I vendosur mirë në prapavijë Gjimshiti nuk i jep asnjë mundësi për të rrezikuar Karamoh, teksa në disa raste nis edhe topa të shkëlqyer dhe të saktë në drejtim të Iliçiç në sulm.

Për sa i përket statistikave, sipas “SofaScore”, Gjimshiti bëri 3 spastrime nga zona dhe bllokoi një gjuajtje. Gjithashtu doli fitimtar në 5 duele, nga 9 të tentuara, duke dhënë edhe një pasim kyç.

STATISTIKAT E BERAT GJIMSHITIT, PËRGATITUR NGA “SOFASCORE”

Related posts

BELGJIKA ZJEDH KRYEBASHKIAKUN E PARë ME NGJYRË/ Është babai i futbollistit të njohur

Isa.Autor

PRAPASKENAT/ A do largohet Lewandowski nga Bayern? Nagelsmann sqaron situatën

F.autor

TITULLARI I “ZONJËS SË VJETËR” DREJT ANGLISË/ Juventus përzgjedh zëvendësuesin e tij tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment