Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Mbrojtësi shqiptar i blerë 500 mijë euro i realizon SUPER GOL Napolit (VIDEO)

Napoli ka kaluar në avantazh ndaj Empolit në ndeshjen e 1/8-tave të Kupës së Italisë. Tre gola brenda 38 minutave kanë dhuruar emocione.

Ghoulam shërben për Lozanon që në krah niset shpejt dhe pasi driblon Zapella hedh një kros të butë në qendër të zonës, aty ku Di Lorenzo me kokë nuk fal.

Një goditje e bukur parabolë që mposht portierin. Më pas, mbrojtësi nuk feston duke qenë se në të shkuarën është rritur dhe zhvilluar pikërisht te Empoli, nga ku u shit te Napoli dy sezonë më parë.

Por, Empoli ka gjetur barazimin me shqiptarin e Zvicrës, Nedim Bajrami.  Mesfushori u ble nga Empoli te Grasshopers për 500 mijë euro në verë.

Sakaq, ai përfaqëson kombëtaren helvete te moshat ku ka luajtur, duke qenë ende 21 vjeç. Gol i bukur nga Bajrami.

Skuadra e Gattusos megjithatë realizoi sërish me meksikanin Lozano, duke kthyer shifrat në 2-1.

VIDEO

Related posts

JO VETËM TRIPLETA/ Luis SUAREZ shkruan historinë e El Clasico (VIDEO)

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH ME ARMANDO BROJËN? Sulmuesi shqiptar mungon edhe ndaj Sandërlendit të Xhakës

F.autor

ANGLIA PRETENDENTE NË EUROPIAN/ Southgate pa dy lojtarë, lista finale

F.autor

Leave a Comment