Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE PREJ COVID-19/ Real Madrid me plan të ri për rinovimet, ja vendimet për të ardhmen…

Florentino Perez e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Pandemia e COVID-19 ka prodhuar një krizë ekonomike, e cila po e torturon futbollin. Realit të Madridit i janë tkurrur të ardhurat deri në 300 milionë euro dhe ka ndryshuar strategjinë për gjithçka. Ka ndryshuar merkato, blerjet dhe rinovimet e kontratave.

Drejtuesit madrilenë e kanë parë të detyrueshme që të marrin vendime. Disa prej tyre janë marrë me kohë, përpara se të shfaqej Koronavirusi. Shumë prej tyre u kritikuan, por koha u dha të drejtë për masën e pagave.

Problemet ekonomike janë të pashmangshme dhe nga zyrat e “Bernabeu”-t bëjnë me dije që nuk do ta vënë në rrezik stabilitetin e klubit në asnjë moment.

Nuk do të bëjnë blerje të jashtëzakonshme, por as rinovime me rroga të mëdha. Dhe këtë e treguan shumë vite më parë, kur vendosën që të largonin një nga futbollistët më të mirë të historisë, Kristiano Ronaldon. Florentino Perez nuk bëri asgjë për ta bindur që të qëndronte, por i tregoi derën.

PA BLERJE – Por çfarë bëri tjetër Reali për të shmangur krizën? Në verë nuk bëri asnjë blerje në merkaton e janarit. Kjo nuk është kapriço, por një vendim për të mirën e klubit në të ardhmen. Edhe politika e rinovimeve ka ndryshuar. Luka Modriç ka pranuar që ta zgjasë kontratën e tij duke ulur rrogën, por Lukas Vaskez dhe Serxho Ramos nuk kanë pranuar me këto kushte. Rikthimi i tifozëve në stadium është një prej shenjave që mund të rikthehemi në normalitet, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Në prag të verës 2022 janë 6 futbollistë të tjerë që duhet të ulen në bisedime për të rinovuar kontratën. Vendimet do të vijnë në të ardhmen. Varan, Benzema dhe Naço janë ata të cilët klubi dëshiron t’i ketë edhe për disa vite, ndërsa Marselo, Isko dhe Bejl nuk do ta kenë më luksin për të rinovuar dhe për të qëndruar akoma në Madrid.

Related posts

FORMACIONET/ Sa shumë yje në fushë, ja si rreshtohet Kosova ndaj Ishujve Faroe

Isa.Autor

E PABESUESHME NË KORENË E JUGUT/ Portieri i fal golin sulmuesit kundërshtar, ja gafa qesharake (VIDEO)

Delo.autor

Spekulimet për largimin e Hazard, Chelsea kundërpërgjigjet duke i ofruar rinovimin

Q.Autor

Leave a Comment