Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Tottenham mposht me “MANITA” Marine, dy lojtarë rishkruajnë historinë

Tottenham është kualifikuar në raundin pasardhës të Kupës së Anglisë pas fitores 5-0 të marrë kundër Marine, skuadër e kategorisë së tetë të futbollit anglez.

Spurs e  kanë siguruar fitoren dhe kualifikimin me 4 golat e shënuar në harkun e 13 minutave në pjesën e parë.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Carlos Vinicius, autor i tre golave. Braziliani është bërë lojtari i parë që shënon një tregolësh në Kupën e Anglisë për një ekip të drejtuar nga Jose Mourinho që nga Frank Lampard për Chelsea-n në janarin e 2007-ës.

Dy golat e tjerë të miqve janë shënuar nga Lucas Moura dhe Alfie Devine. Ky i fundit, 16 vjeç e 162 ditë, është bërë lojtari më i ri që shënon në Kupën e Anglisë që nga George Williams për MK Dons kundër Nantwich në nëntorin e 2011-ës (16 vjeç e 66 ditë).

Related posts

Jose Mourinho ofron De Gean për Kroosin?

Q.Autor

IDE KONKRETE/ Mesi tek Interi? Suning GATI të bëjë një goditje MADHËSHTORE…

Isa.Autor

NDIZET ATMOSFERA PARA “FINALES” NDAJ TURQISË/ Tifozët “kuqezinj” me përkrenare dhe qeleshe “pushtojnë” Stambollin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment