Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Inter kualifikohet me përmbysje ndaj Fiorentinës, derbi i Milanos në çerekfinale

Interi ka arritur të sigurojë kualifikimin në turin çerekfinal të Kupës së Italisë duke mundur Fiorentina pas 120 minutash lojë, duke qenë se 90 minuta u mbyllën 1-1 dhe u desh shtesa për të përcaktuar ekipin fitues.

Zikaltërit e nisën me rotacion dhe duke lënë disa titullarë pushim. Pjesa e parë ishte kaos nga arbitri Massa që gaboi gjithçka por dy herë e korigjoi VAR.

Penallti për Interin për ndërhyrje të portierit ndaj Sanchez dhe Vidal që realizon. Më pas, penallti për Fiorentina por e hequr me të drejtë nga VAR.

Në pjesën e dytë vjen supergoli i Kouame dhe ndeshja ngec në 1-1 deri në minutën e 119-të kur një krosim i bukur i Barella gjen Lukakun në qendër që me kokë nuk fal.

Tani, çerekfinalja ndaj Milanit, që eliminoi dje Torinon.

Related posts

Katër skuadra mund ta bojkotojnë Botërorin në Rusi

Q.Autor

E BUJSHME/ KANE dhe ICARDI në duart e MESSIT. Ja ndeshjet që do luhen sonte

Isa.Autor

RA NGA KATEGORIA/ Klubi anglez nxjerr në shitje yllin e saj! Liverpool interesohet

Delo.autor

Leave a Comment